Rama: Berisha lufton
opozitën në sy të botës

Rama: Berisha lufton<br />opozitën në sy të botës
Kreu socialist Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Tepelenës për të promovuar ditën e djeshme librin e tij "Kurban", por dhe për të dhënë mesazhin se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në tërësi por dhe këtë sistem të gabuar dhe pabesisht të mbrapshtë të taksimit. Njëherësh ai nuk ka munguar që përmes rrjetit social Twitter të sulmojë kryeministrin Berisha, se përmes mashtrimeve po i shpon veshët botës duke luftuar opozitën. "Shaluar mbi kalin e rrenave Saliu shpon veshët botës duke luftuar me opozitën e vendit të tij, në sytë e dinjitarëve të huaj",
deklaroi Rama.

Teksa i është kthyer sërish vizitës së tij në qytetin jugor, Rama ka nënvizuar se "është në Tepelenë për librin dhe politikën
me miq e qytetarë, veteranë e të reja dhe të rinj. Kohë e keqe, ditë e bukur". Qindra të rinj e të reja, burra e gra kanë qenë pjesë e këtij eventi të zhvilluar në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti, ndërkohë që Rama e ka cilësuar librin e tij si një libër që sheh nga e ardhmja.

Kreu socialist e cilësoi këtë rrëfim të tij si një libër me propozime konkrete, ku adresohen një sërë problemesh të vendit. "Libri është një kontribut për të adresuar drejtpërdrejt një sërë problemesh të rëndësishme që ka vendi. Në libër me propozime konkrete. (Vazhdon në "Shqiptarja.com", në shitje sot)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?