Rama: Berisha po rrezikon
statusin, kontroll mbi gjithcka

Rama: Berisha po rrezikon <br />statusin, kontroll mbi gjithcka
TIRANË – Një ditë pas deklaratës së Komisionit Europian për të përfunduar dy reformat kryesore brenda 24 majit, kryesocialisti Rama ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj kryeministrin Berisha se po rrezikon statusin. Ai tha në një deklaratë për mediat se Berisha po bën shurdhin ndaj kërkesës së PS për dialog lidhur me zgjedhjen e presidentit.

“Ai do president për veten, ne duam president për të gjithë shqiptarët. Ai kërkon të fusë në rreshtin e vartësve të tij, presidentin, kryeprokurorin, kreun e SHISH, të KLSH etj . I bëj thirrje publike të lërë këtë moment akuzat e shifjet ndaj opozitës dhe fjalimet për suksese imagjinare, sepse koha nuk pret”, deklaroi kryesocialisti.

Sipas tij edhe mesazhet e fundit të komunitetit ndërkombëtar, në emër të interesave të vendit, tregojnë se kjo nuk është koha për të thelluar përcarjen, por për të dalë nga llogoret tradicionale të politikës së ditës.
“Të bashkohemi në funskion të zgjedhjeve që bëhen për të ardhmen. Zgjedhja për reformën zgjedhore, presidentin, reformën parlamentare përbëjnë udhëkryq nga ku Shqipëria duhet të dalë faqebardhë”, deklaroi Rama.

Ai është pyetur edhe lidhur me deklaratën e deputetit Dritan Prifti, për një mocionin mosbesimi ndaj qeverisë, për të cilën nuk dha asnjë përgjigje.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri