Rama- Berishës e Metës: Mos
prekni Fierin e Gjirokastrën

Rama- Berishës e Metës: Mos<br />prekni Fierin e Gjirokastrën
TIRANE- Duke e cilësuar një hap pozitiv marrëveshjen e arritur dje mes mazhorancës dhe opozitës kryetari i Partisë Socialiste i kërkoi kyeministrit dhe kryetarit të LSI-se, Ilir Meta të mos prekin këshillat e qarkut të Fierit e Gjirokastrës, duke i cilësuar si "një kërcënim i hapur dhe rrezik real për konsensusi"   Madje i bëri apel trojkës së ambasadorëve të ndërhyjnë për të zhbllokuar punën në këto Këshilla. Rama: "Berisha e Meta të ndalin hordhitë e banditët lokalë që me dru kërkojnë të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve legjitime.  Duke u ndalur te pr/buxheti kreu i PS-se tha se duhet ndërhyrje urgjente, si dhe deklaroi kritereret për konsensusin e arritur dje: Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, të përfundojë në mars. reforma parlamentare të realizohet brenda 4 muajsh. Reformë shtet ndërtuese përmes ligjeve të 3/5. Komision ad-hoc për Avokatin e Popullit.

PR/BUXHETI
Partia Socialiste po përgatit një paketë propozimesh për pr/buxhetin e 2012 i cili “do të ketë propozime të qarta dhe konkrete për ndalur rrokopujën dhe të frenuar me çdo kusht rënien e Shqipërisë në një humnerë shkatërruese”. Deklarata është bërë nga kryetari i Partisë Socialiste mesditën e sotme në mbledhjen e grupit PS.

Rama tha se pr/buxheti i 2012 “Nuk ka asnje mbrojtje nga stuhia e krizës finanaciare që po vjen, dhe paralajmëroi “një rënie drastike të  konsumit të të ardhurave” nëse nuk ndërhyjmë në mënyrë emergjente.

"Kriza ka cekur kockën e ekonomisë shqiptare dhe ajo po bëhet akute për 90 përqind të shqiptarëve.Njerëzit e zakonshëm nuk e përballojnë dot faturën e muajit ndërsa 99% e bizneseve bartin çmime reference abuzive. Më e rënda është se nuk ka asnjë përpjekje nga qeveria për të ndalur stuhinë financiare që po përhapet me shpejtësi dhe nuk do të kursejë as sipërmarrjen"- nënvizoi Rama.

REFORMA ZGJEDHORE
Rama e cilësoi si hap pozitiv konsusin mes mazhorancës dhe opozitës dhe foli konktresisht për secilën nga reformat. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë deri në fund të marsit 2012, një process i hapur ku të marrin pjesë të gjitha partitë që kanë marrë mbi 1 % në zgjedhjet parlamentare, dhe bazuar në rekomandimet e OSBE/ ODIHR

REFORMA PARLAMENTARE

Reforma parlamentare duhet të realizohet brenda 4 muajsh bazuar në praktikat e konsoliduara eruorpiane ”për kthimin nga një odë e spikeres dhe forcës së kartonit, në një parlament me liri e të drejta të barabarta”

LIGJET 3/ 5
Rama kërkon “reformë shtet ndërtuese” përmes ligjeve të 3/5. PS kërkon që procesi të jetë I hapur, transparent dhe bazuar në kalendarin e miratuar nga konfenca e kryetarëve

AVOKATI I POPULLIT
Partia Socialiste do të ngrejë një komision ad- hoc për emrin e Avokatit të Popullit. Komisioni i përbërë nga 5 socialistë, ndër të cilët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci do merren me seleksionimin e kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit. Komisioni do të hartojë brenda 30 ditësh do të hartohet një raport me propozim konkret për kandidaturat. “Nuk duam një avokat që të marrë udhra nga partia, por të mbrojë popullin. Kush ka ambicien dhe kriteret është I mirëpritur të konkurojë” – nënvizoi Rama.


Rama u ndal dhe te këshilli i Qarkut Fier e Gjirokastër, “ku i bëri thirrje Saliut e Metës të ndalin hordhitë e banditët lokalë që me dru kërkojnë të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve legjitime. Të heqin Tomat e Sashenkat që kanë angazhuar për të ndryshuar zgjedhjet legjitime.”

“Në Fier e Gjirokastër nuk ia dolën dot. Ky është një kërcënim i hapur dhe rrezik real për konsensusin.”- theksoi Rama duke i bërë apel ndërkombëtarëve dhe trojkës së ambasadorëve për të ndërhyrë për të zhbllokuar punën në Këshillin e Qarkut në Fier e Gjirokastër.

I bëj apel Trojkës së ambasadorëve të ndihmojnë në ndaljen e kësaj barbarie të re zgjedhore” tha Rama duke mbyllur fjalin e tij të hapur për mediat me një urim për ditëlindjen e Pandeli Majkos.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi