Rama bind italianët të investojnë
në Shqipëri, ja fushat kryesore

Rama bind italianët të investojnë<br />në Shqipëri, ja fushat kryesore
Energjia, turizmi dhe prodhimi industrial janë fushat kryesore në të cilat sipërmarrësit italinë mund të investojnë në Shqipëri. Garancinë për këtë e ka dhënë kryeministri Edi Rama menjëherë në përfundim të vizitës së tij dy ditore në shtetin fqinj. Kreu i qeverisë gjatë kthimit të tij nga vizita dy ditore me në fokus biznesin,  shprehu optimizmin e tij për interesin real që arriti të siguronte nga investitorët italianë.

Gjatë takimeve të zhvilluara Rama ka joshur investitorët me taksimin e ulët për biznesin duke i siguruar se ky është momenti i duhur për të investuar në Shqipëri. “Ne kemi një taksimin shumë të ulët për bizneset dhe një burokraci që nuk ekziston dhe kështu që ky është momenti i duhur për sipërmarrësit italianë që të investojnë në vendin tonë. Unë jam i bindur se ata që lidhin marrëdhëniet me Shqipërinë nuk do të heqin më dorë”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri, gjithashtu është shprehur i kënaqur për takimin e zhvilluar dy ditë më parë me Presidenten e Rajonit në Fruili Venezia Giulia, Debora Serrachiani dhe me sipërmarrësit e zonës. Kreu i ekzekutivit theksoi se Shqipëria do të bëj të gjitha përpjekjet që të ndërtojë marrwdhënie të forta dhe të qëndrueshme me këtë rajon.

Gjatë një takimi në kantierin e Monfalcones, kryeministri nuk la pa përmendur edhe vizitën e kësaj të diele që Papa Françesku zhvilloi në Shqipëri, duke e cilësuar këtë fakt si një faktor që do të ndihmojë në përmirësimin e vendit dhe realizimin e reformave mjaft të rëndësishme. ”Ballkani nuk e gëzon një reputacion të mirë ndërkombëtar.

Për të tërhequr investime të huaja, ne kemi nevojë të përmirësojmë këtë imazh. Ne e dimë se kemi nevojë për të modernizuar vendin tonë. Dhe vizita e fundit e Papës do të ndihmojë Shqipërinë për t’u përmirësuar”, u shprehur Rama. Muaji shtator ka qenë një muaj tejet i ngarkuar për kryeministrin, brenda të cilit ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët kryesorë botërorë.

Krahas këtyre takimeve, Rama ka lobuar dhe ka ftuar të gjithë sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri. Në këtë kuadër ishte edhe vizita e pak ditëve më parë në Kinë në të cilën u arrit të nënshkruheshin marrëveshje të rëndësishme ekonomike.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (versioni print) më 28.09.2014

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë