VIDEO/ Rama: 6 hapat që duhet të ndjekin bizneset që do hapen të hënën për të marrë leje në e-albania! Merret vetëm një herë, të afishohet në dyqan

TIRANË- 6 janë hapat që duhet të ndjekë një biznes që është i përfshirë në listën që do të hapet nesër për të marrë leje në portalin e-albania. Kjo leje do të merret vetëm një herë dhe do duhet të jetë e disponueshme në mjedisin e biznesit në rast se do të kryhet një kontroll. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse mosdisponimi i kësaj lejeje, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, por gjithashtu edhe moszbatimi i protokollit të sigurisë, (kliko këtu) do të ndëshkohet me gjobë.

6 hapat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë leje në e-albania!
1-Klikoni butonin Regjistro një biznes.
2-Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.
3-Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.
4+Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.
5-Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.
6-Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Nga ana tjetër, më herët kryeministri Edi Rama ka bërë me dije  se nga data 27 prill është parashikuar hapja e një blloku tjetër biznesesh, gjithmonë nëse kurba e të infektuarve me COVID-19 do të jetë në ulje. Një paralajmërim ka pasur për bizneset që nuk janë pjesë e kësaj liste, të mos hapen në të kundërtën do të ndëshkohen.

"Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore. Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet. Ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër. *duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL - 3 MAJ)", ka thënë më herët Rama. 

Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur duke filluar nga e hëna në fashën orare 05:00-17:30, përveç aktiviteteve të lejuara deri më sot, i janë shtuar sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës, por jo sallonet e bukurisë. Gjithashtu, do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve.

(Kliko këtu për të lexuar listën e plote të bizneseve që do hapen nga e hëna)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Morët leje te e-albania? Ja dokumenti që duhet të keni PATJETËR të afishuar në biznes

Pasi të keni ndjekur 6 hapat e prezantuara më herët nga kryeministri Edi Rama për bizneset që do të hapen nesër, do t'ju vijë një vërtetim në adresën e email-it të biznesit, që ju konfirmon që biznesi juaj në platformën e-albania. Siç mund ta shikoni në foton që Shqiptarja. com ju sjell në autorizim shkruhet "Subjekti lejohet të ushtrojë aktivitetin gjatë periudhës së emergjencë dhe masave të marra për parandalimin e COVID-19. Ky autorizim është i vlefshëm për mbajtësin, deri në momentin që aktiviteti është në listën e aktiviteteve të lejuara. Në rast se aktiviteti mund të përbëjë rrezikshmëri për shëndetin dhe futet në listën e aktiviteteve të mbyllura, atëherë autorizimi automatikisht humb vlefshmërinë e tij, në momentin kur njoftohet publikisht ndryshimi i kategorisë së aktivitetit".

Ky dokument duhet të afishohet në biznes i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ora 20:03
VIDEO/ Ja rruga si duhet të veprojnë bizneset për të marrë leje në e-albania

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme procedurën që duhet të ndjekin bizneset që do të hapen të hënën për të marrë leje në e-albania. Shefi i kabinetit qeveritar ka bërë me dije se kjo leje merret vetëm njëherë dhe duhet të jetë i disponueshëm në mjedisin e biznesit në rast se do të kryhet një kontroll.

"Gati vërtetimi online në e-albania për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga ministria e shëndetësisë duke nisur nga java që vjen (20 - 26 prill). Ky vërtetim merret vetëm një herë! Kujdes! Ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli.  Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në e-albania sipas kategorisë përkatëse * nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja. Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga ministria e shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale", shkruan ndër të tjera Rama.

6 hapat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë leje në e-albania!
Klikoni butonin Regjistro një biznes.
Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.
Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.
Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.
Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.
Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 19/04/2020 22:58

    Ku osht fasha"regjistro nje biznes"? Une jam regjistru si qytetar.Kur kaloj tek "biznes",jap niptin dhe fjalkalimin por nuk regjistrohem dot.nuk ka formular per me plotsu

    Përgjigju
    • Ida: 26/04/2020 12:32

      Ka raste per 1 veprim te e albania ose duet ta kesh t shkarkuar n cel ose t futesh nga google q t kryesh shrbimin

  • Vlora: 19/04/2020 21:29

    Po per lejet mjeksore si do procedono ore !? Se po e operojme apendesitin ne shtepi si ne 1945!! E albania eshte shum e mire si apss dhe funkdionon shume mire dhe me shpejt se policia e gjumit

    Përgjigju
  • genci: 19/04/2020 21:22

    mfalni po per furnizim si aplikohet ktu?

    Përgjigju
  • Qytetar: 19/04/2020 20:43

    Vetem per rilindasit e edit funksionon e Albania qe dine kodin

    Përgjigju
    • Dory: 19/04/2020 21:03

      Regjistrohu ne fillim dhe te vjen kodi me mesazh

  • Qytetar: 19/04/2020 19:13

    E Albania funksionon??????????

    Përgjigju
    • EX MILITARY: 19/04/2020 20:24

      Shume app i mire.

    • astrit: 19/04/2020 19:50

      funksionon.por ska opsion per ne qe na duhet makina per arsye shendetesore jo vetem pune.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve