TIRANË- Oligarkët paguan 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së PD-së. Kështu e nis kryeministri Edi Rama statusin e tij në facebook, ku bënë publike edhe të dhënat nga viti 2014-2019.

 “Oligarkët" kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin. Termi "oligark" në Shqipëri s'ka asnjë lidhje, sepse në Shqipëri nuk ka asnjë lloj oligarkie dhe këmbë oligarku, kështu që kush e përdor ose manipulon publikon ose thjesht e përdor siç përdorej dikur fjala "kulak", por pa lidhje”, shkruan kryeministri.

 Nga 2014-2019 biznesi i madh ka paguar 26 mld më shumë. Sipas tabelës së prezantuar 10 biznese të mëdha në vend arkëtuan në 5 vite 39 miliardë lekë taksa, nga vetëm 13 miliardë në vitet 2006-2013.

 Të dhënat u publikuan nga kreu i qeverisë pas akuzave të vazhdueshme të opozitës se shteti po favorizon të pasurit me taksën progresive dhe po rëndon familjet në vend.

 Pak ditë më parë kryeministri publikoi edhe të dhënat mbi taksat e biznesittë vogël, nga koha kur mazhornaca mori pushtetin.  Në 5 vite u arkëtuan 5.3 miliardë lekë, nga 19 miliardë që ishin paguar në vitet 2006-2013 duke kursyer 13.7 miliardë lekë që iu lanë në dorë biznesit të vogël.

Fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama