Rama, biznesit austriak: Na vini në
provë dhe ejani të investoni tek ne

Rama, biznesit austriak: Na vini në<br />provë dhe ejani të investoni tek ne
AUSTRI –  Kryeministri Rama iu ka kërkuar biznesmenëve austriakë ta vënë në provë, vendosmësinë e Qeverisë shqiptare reforma dhe të vijnë në Shqipëri për të bërë biznes. Këtë ftesë, Rama e ka bërë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili i ka kushtuar sot Shqipërisë, një konferencë të veçantë, në të cilën ishte i pranishëm edhe kreu i Qeverisë shqiptare.

Rama e vlerësoi konferencën si një mundësi të jashtëzakonshme për të paraqitur para investitorëve potencialë austriakë, mundësitë dhe avantazhet e Shqipërisë për investime.

Në prezantimin e tij, Kryeministri foli për masat e para emergjente për frenimin e ngadalësimit ekonomik, për zhvillimin e një modeli të ri ekonomik që bazohet në rritje të qëndrueshme ekonomike, në reformat në sektorët kyç të ekonomisë,

Rama tha: “Që nga shtatori, ne kemi ndërmarrë një numër të madh masash për të frenuar ngadalësimin e ekonomisë. Ne kemi nënshkruar një Marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për një program të ri që do të na sigurojë likuiditetin e nevojshëm për të shlyer borxhet e prapambetura të trashëguara nga qeveria e kaluar, sikurse edhe një monitorim të kujdesshëm të financave tona publike, si edhe të politikave të shpenzimeve publike. 
Aktualisht jemi edhe në bisedime me Bankën Botërore, për dy Kredi për Politikat Zhvillimore dhe për reformimin e sektorit energjetik.

Me këtë mbështetje, ne do të eliminojmë në një kohë të shkurtër, borxhet e fshehura, të trashëguara dhe do të nisim gjithashtu, reforma radikale në sektorë kyç.” Ndërsa vlerësoi investimet austriake në Shqipëri, që shtrihen në një numër të konsiderueshëm sektorësh të mëdhenj, Kryeministri shprehu angazhimin për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me Austrinë dhe sipërmarrjen austriake.

“Ne duam të përfitojmë nga marrëdhënia e veçantë mes Shqipërisë dhe Austrisë për të pasur mbështetje, por edhe të marrim sa më shumë që është e mundur nga eksperienca austriake në fushën e trajnimit profesional.”

Në mbyllje të fjalës, Kryeministri i drejtoi një apel pjesëmarrësve: “Testoni vendosmërinë tonë dhe të vini dhe të bëni biznes në Shqipëri. “Unë besoj fort se Austria mund të luajë një më të rëndësishëm, por unë jam i vetëdijshëm ndërkohë që nuk u takon e kompanive austriake të bëjnë hapin e parë, por na takon ne. Sepse ne kemi nevojë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të jemi realisht në pozitën për të bindur çdo sipërmarrës, që ajo çfarë ne kemi nevojë është jo vetëm çka Shqipëria ka nevojë, por po ashtu është ajo çka çdo kompani që do të vijë të investojë në Shqipëri, ka si domosdoshmëri për të mirën e sipërmarrjes së vetë.”
Në Vjenë, Kryeministri Rama u takua edhe me Kancelarin e Austrisë, Z. Werner Faymann, i cili inkurajoi progresin e deritanishëm dhe shprehu mbështetjen e mëtejshme për Shqipërinë në rrugën e saj të modernizimit dhe integrimit. Gjithashtu, Kryeministri vizitoi edhe Dhomën Federale të Tregtisë.

RAMA: NJE DITE TË TERE PËR EKONOMINË, TAKIM ME FAYMANN

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vienë, përmes një postimi në Twitter shkruan se ka pasur një takim shumë miqësor me kancelarin e Austrisë Werner Faymann. Në postimin e tij Rama shprehet se ka marrë fjalë dhe mbështetje inkurajuese nga ana e shtetit austriak për progresin e kohëve të fundit të Shqipërisë.

“Takim shumë miqësor me kancelarin. Mjaft inkurajuese fjalët për progresin e kohëve të fundit! Mirënjohje për mbështetjen e madhe të Austrisë.” shkruan Rama në Twitter.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri është kthyer në Tiranë, i ngarkuar pozitivisht. Ai sërish ka lënë përshtypjet në Twitter duke njoftuar se po kthehet në Tiranë, "pas një dite punësh të mira e një dite të pazakonshme në "Kreisky Forum" me kancelarin Vranicki mbi Europën, Ballkanin, Shqipërinë."

RAMA TWITTER
(Në foto: Postimi në Twitter i Edi Ramës pas takimit me kancelarin austriak Werner Faymann)

Redaksia online
(arsh/es/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç