TIRANË, 21 Shtator/ATSH/.- "Bota e pa Shqipërinë ndryshe", shprehet Kryeministri Edi Rama, në përfundim të Meshës së Shenjtë, drejtuar nga Ati i Shenjtë.
"Shi,diell,det shpresash e emocioni dhe nje At i Shenjtë me impaktin e një ylli rock-u mbi bulevardin e Tiranes,ku bota pa Shqipërinë ndryshe", thekson Rama në rrjetin social Twitter.
Kryeministri Rama duke falenderuar organizatorët shprehet se "tani që më e vështira kaloi një përqafim me mirënjohje të gjithë organizatorëve të eventit supermasiv e delikat! Falemidnerit pa asnjë përjashtim.
Më herët kur Papa mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, kreu i qeverisë Rama, përshkroi në Tëitter emocionet për mbërritjen e Atit të Shenjtë.
"Çfare emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve", shkroi Rama.
Papa Françesku mbërriti në Aeroportin "Nënë Tereza" në orën 08.55 minuta. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si përfaqësues të Kishës Katolike .Papa Françesku zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama në sallën VIP të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Takim zgjati pak minuta. Kryeministri Rama i dhuroi Atit të Shenjtë një kupë nga dheu shqiptarë, të cilën e publikoi një ditë më parë. /k.s/