Rama: Brenda majit nis puna për 'Rrugën e Arbrit', ja çfarë do investojmë në Lezhë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda muajit maj do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Kreu i qeverisë tha se brenda këtij muaji çelet kantieri i kësaj rruge mjaft të rëndësishme, ku do të fillojë puna dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin total të saj.

Ai e bëri kët deklaratë nga Lezha, ku ndodhet në turin e llogaridhënies publike të qeverisjes, ndërsa renditi dhe disa nga investimet e qeverisë për Qarkun e Lezhës, duke u ndalur kryesisht te agroturizmi.

Brenda majit do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit dhe do të fillojë e nuk do të ndalet më puna deri sa të përfundojë përfundimisht. Ky aks do ta bëjë Dibrën zonë të integruar me kryeqytetin dhe do të çelë potencial shumë të madh për të gjithë atë krah, që lidh Tiranën me Dibrën dhe ka bukuri përrallore të paprekura dhe që shumëkush nuk i ka parë dot për shkak të mungesës së rrugës.

Kryeministri Edi Rama

Më tej, kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet e qeverisë për Qarkun e Lezhës, teksa vuri theksin te agroturizmi. Shefi i ekzekutivit iu bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zhvillojnë më shumë agroturizmin, duke shtuar se ditët në vijim qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin.  

Ditë në vijim do miratojmë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin, duke nxitur investimet në turizëm me garancinë që kontributet në sistemin e taksave do të jenë sh më të ulëta se sa janë sot. Agroturizmi është potencial i madh për zonat ku duket sikur bujqësia apo zhvillimi i fermave dhe blegtorisë në funksion të tregut mbetet sfidë e vështirë, po ku natyra është e mrekullueshme. Agroturizmi është instrument shumë efikas, si një mënyrë jo vetëm për të dal nga varfëria, por edhe për të bërë një biznes fitimprurës. Përmes kësaj pakete mbështetjeje, ku do kemi ulje të TVSH, si për hotelet me 4 e 5 yje, me 6%, t’i japim mundësi fantazisë dhe vullnetit të sipërmarrësve për të krijuar modelet e para. Mjafton të kesh një banesë në një natyrë të bukur, të ngresh një mikrofermë në funksion të agroturizmit, për të krijuar një biznes shumë fitimprurës.

Kemi marrë edhe vendimin për listën e 100 fshatrave, që do të mbështeten me prioritet. Janë 5 prej tyre në këtë qark, që janë pjesë e kësaj liste. Kemi 31 investime të nisura këtu, që janë në punë e sipër. Pas mbledhjes së qeverisë dhe pasi dëgjuam biznesin, si dhe pas presionit të deputetëve Pjerini e Nikolla, kemi bërë projektin për rrugën 3 km dhe është çështje vendimmarrje, ku do vendosim nëse do ta fillojmë punën menjëherë apo ta lëmë pas sezonit, pasi është rrugë super e ngarkuar gjatë sezonit.

Projekti i autostradës Milot-Balldren, që do i japë fund një historie të pabesueshme, ku rruga nacionale kalon te një kthesë qorre. Rruga Shëngjin-Velipojë, një aks shumë prioritar, pasi hap një hapësirë të re me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, krijon lidhje të shpejtë mes krahinave dhe jep akses të shpejtë dhe të bukur për gjithë pjesën e turistëve matanë kufirit. Ka turistë nga Mali i Zi që janë të dëshiruar të kalojnë pushimet në vendin tonë. Këto janë projekte me rëndësi.

Kryeministri Edi Rama

Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, e konsideroi Lezhën si embrion të zhvillimit të vendit, ç’ka sipas tij do të përmirësojë mirëqenien tonë dhe rajonit.

Sipas tij, Lezhë është një qytet i aksesueshëm lehtësisht dhe bregdeti i Shëngjinit, ofron tërheqjen e turistëve jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Lezha ka një bregdet 38 km të gjatë që përfaqëson një aset të vyer. Gjithashtu Lezha ka 25 monumente të njohura të historike dhe zotëron potencial të madh të pashfrytëzuar më parë. Ekonomia do të zhvillohet nëse e shohim si pjesë e zhvillimit rajonal”, tha Beci.

Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Rama premtim lezhjanëve: Do ju plotësojmë një boshllëk të madh

Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar të gjithë lezhjanëve se do t’iu plotësojë një boshllëk të madh dhe të papranueshëm, që është pikërisht ripërtëritja e plotë e memorialit të Skënderbeut.

Nga Lezha, aty ku zhvilloi turin për llogaridhënien publike të qeverisjes, kreu i qeverisë deklaroi se të kryhen një sërë investimesh në këtë qark, me synimin që të arrihet rritja ekonomike mbi 5%, deri sa të ndjehet në çdo familje.

Do të vazhdojmë të rindërtojmë gjatë këtij viti rreth 60 shkolla dhe po ashtu do mbështesim projektet e bashkive për programin e ‘Rilindjes Urbane’. Në këtë zonë kemi kryer punime jetike të pastrimit të kanaleve të bllokuara prej çerekshekulli dhe janë rreth 15 km Drin që janë pastruar dhe janë kthyer nga një tapë që përmbyste dynjanë, në një aks që ke kënaqësinë ta shikosh. Shumë gjëra janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen. Me këto investime që folëm sot do të kemi një rritje të rëndësishme ekonomike. E kemi thënë gjatë fushatës se duam të shkojmë mbi 5%, pasi pas kësaj rritja ekonomike ndjehet në çdo familje.

Me ndërhyrjen për ripërtëritjen e plotë të memorialit të Skënderbeut do të plotësojmë një boshllëk, që është i papranueshëm dhe do t’i japim një tjetër atencion të rëndësishëm turistik qytetit, ku këtë vit pritet numri më i madh i turistëve në gjithë Shqipërinë. Janë 10 linja të reja fluturimesh që deri vjet nuk ishin të reja për Shqipërinë, pikërisht se ka një numër t madh turistësh. Kjo do të sjellë më shumë punësim, ekonomi dhe kontribut në forcimin e ekonomisë.

Kryeministri Edi Rama

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edddie: 08/05/2018 13:41

    Po porti 5 miliard dollare ku eshte ne Kavaje ku eshte o mashtruesa

    Përgjigju
  • Emigrati: 08/05/2018 11:38

    Duam punë jo lloqe kavaje o ram se u ngopëm me premtime.

    Përgjigju
  • Tropoja.: 08/05/2018 11:27

    Shqiptarve nuk po ju intereson fare rruga,por shpetimi nga aristokracia juaj e modelit turko-arabe ksenofob anti shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi