Zakaria:I ftuari im i radhës është një person që është angazhuar në disa karriera. Dikur ka qenë një piktor që jetonte në Paris. Ka qenë po ashtu pjesë e ekipit të basketbollit të vendit të tij. Më pas iu kthye politikës. U bë kryebashkiak i Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Tani ai ka një tjetër pozicion në Tiranë. Në qershor është zgjedhur kryeministër i vendit të tij. Edi Rama është bashkë me mua.
Rama: Unë dua të flas me të në lidhje me atë që ka bërë si kryetar bashkie. Sepse mendoj se është një histori mahnitëse. Tirana ka shumë probleme, shumë krim dhe ju vendosët që t’i zgjidhni ato duke pikturuar. Çfarë bëtë? Na e shpjegoni.
Rama: “Kur u zgjodha me një shumicë të gjerë, u përballa me një pritshmëri shumë të lartë, por pa buxhet. Kështu që vendosa të nisja të lyeja ndërtesat, ndërtesat e vjetra komuniste që ishin deformuar nga ndërhyrjet e paligjshme. Gjithkush po përpiqej që të merrte hapësirën e tij duke thyer….
Zakaria: Pas rënies së komunizmit…
Rama: Duke thyer dritaret në katin e parë për të transformuar dhomat e ndenjes në dyqane lulesh apo në lokale, thyheshin tavanet nga lart për të shtuar dhoma, transformoheshin ballkonet, kështu i gjithë ky shkatërrim i egër i mbushur me pluhur dhe gri duhej lyer për të transformuar Tiranën nga një qytet ku të gjithë humbnin në pluhur dhe mbeturina, në një qytet të shpresës.
Zakaria: Por na shpjego se përse duheshin lyer godinat me ngjyrë portokalli, pse e bëtë këtë?
Rama: Ishte si një thirrje për zgjim për njerëzit, për shkak se kur u zgjodha, praktikisht bashkia ishte një institucion inekzistent, mbledhja e taksave ishte në nivele
qesharake. Njerëzit nuk merrnin pjesë, nuk paguanin taksat, nuk i bindeshin rregullave, për shkak se nga një shoqëri e ngrirë, totalisht kolektive, ishte kaluar në një hapësirë të lirisë ku gjithkush donte të ripërcaktonte identitetin e tij, duke e bërë gjithçka të vështirë. Kështu…
Zakaria: Erdhën lyerjet e para….
Rama: Po përpiqeshim t’u sillnin njerëzve jo me fjalë por me vepra se po qyteti mund bëhet i banueshëm dhe kushdo mund ta shijojë atë, por edhe duhet të marrë pjesë.
Zakaria: Kur ju tentuat fillimisht që të lyeni ndërtesat me këto ngjyra të ndryshme, ishte BE që tentoi t’u ndalonte, për shkak se thanë se nuk ishte konform standardeve të BE.
Rama: Në fakt kjo erdhi për shkak se ishte një projekt për të rregulluar disa trotuare dhe ndriçimin në hyrje të Tiranës me paratë e BE. Pak para. Kështu që unë vendosa të lyeja fasadat me ngjyra të forta që ishin si një thirrje zgjimi. Dhe kur nisën të lyheshin godinat e para, më telefonoi dikush që përgjigjej për këtë punë dhe më tha: Zoti kryebashkiak, është një katastrofë. Ka trafik kudo, njerëzit po ndalojnë. Është katastrofë. Ishte një francez që përgjigjej për BE-në që më ulërinte. Nuk e kuptoja se çfarë thoshte, por ishte shumë i nevrikosur.
E kështu që shkova aty dhe pashë se dukej si një aksident i madh makinash në mes të rrugës, njerëzit kishin ndaluar e shihnin fasadën portokalli, disa qeshnin, të tjerë ulërinin, disa thoshin se çfarë po ndodhte dhe më pas ky djaloshi vjen e më thotë se është një skandal. I thashë se çfarë është skandal? Kjo ngjyra e tmerrshme është një skandal. Si mund ta bëni këtë. I thashë OK, do e bëjmë. Dhe ata thanë jo. Ndalo. Për shkak se është jashtë çdo standardi. Standardi të BE. I thashë: a sheh ndonjë gjë që lidhet me standardet e BE-së këtu vërdallë? Më tha jo, por lidhet me paratë kjo punë. I thashë OK, nëse doni të ndalojmë, do të dal në një konferencë për shtyp dhe do të them se po silleni si komisionet staliniste që vendosnin se çfarë ngjyre ka qielli, çfarë ngjyre ka toka. Më pas ai tha se mund të negociojmë. I thashë se çdo negociatë është e mirëpritur. Konsensusi u arrit dhe ne vazhduam ta bëjmë atë gjë. Efekti ishte fantastik. Për shkak se njerëzit nisën që të marrin pjesë dhe nisën që të ndryshojnë dyqanet dhe gjithçka tjetër pasi ndjeheshin të sigurt. Ishte një gjë e bukur.
Zakaria: Pra, është kjo teoria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që quhet ‘teoria e dritareve të thyera’.
Rama: Po.
Zakaria: E dini, apo jo? Që do të thotë se ju shkoni në një lagje të mbushur me krim dhe gjëja e parë që bën është të rregullosh dritaret e thyera dhe kjo i bën njerëzit që të kenë ndjesinë e rendit dhe më pas ata nisin ta rimarrin veten. A mendoni se keni vepruar kështu?
Rama: Eksperienca ime më ka treguar se bukuria është më frikësuese se brutaliteti. Kështu, atë që mund të bësh me ngjyrat, me gjelbërimin, me ndriçimin, me hapësirat publike, nuk mund ta bësh kurrë me policinë dhe me agjencitë e zbatimit të ligjit në janë lagje ku njerëzit nuk kanë asgjë për të humbur.