Rama: Burgosja e fëmijës, krim!
PD politikë me sajim monstruoz

Rama: Burgosja e fëmijës, krim!<br />PD politikë me sajim monstruoz
TIRANE - Rasti i vazjës së mitur 5 vjeç të denoncuar dje nga ana e Partisë Demokratike, e cila u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës, së bashku me nënën e saj, për shkak se kjo fundit vidhte energjinë, është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama e ka cilësuar fenomenin e dërgimit në qeli të një vajze të mitur si krim, ndërsa dënon ashpër sipas tij, sajesën e ngjarjeve të tilla nga ana e PD, që kanë në qendër vetëm qëllime politike.

Sipas shefit të qeverisë Rama, sajesa të tilla monstruoze, me qëllim për të bërë politikë nga ana e opozitës, janë një fenomen po aq i rëndë, sa dërgimi i një të miture në qeli.

Kreu i ekzekutivit, dënon ashpër në këtë mënyrë, bërjen politikë nga ana e PD me fenomene të tilla të krijuara sipas tij nga vetë opozita, duke e cilësuar një krim po aq të rëndë sa burgosja e të një miture për vjedhje të energjisë elektrike, me të cilën PD kërkon të bëjë politikë.

“Te fusesh ne qeli nje femije eshte krim po te besh politike duke sajuar monstruozitete te tilla çfare eshte?!...” shkruan Rama
 
Partia Demokratike, përmes  Drejtorit të Departamentit për të Drejtat e Njeriut, Ervin Salianji denoncoi një rast ku dy ditë më parë sipas saj, policia ka mbajtur të shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë, një fëmijë 5 vjeç. Sipas PD fëmija është marrë bashkë me nënë e saj, e cila është arrestuar pasi nuk përballon dot faturat e larta të energjisë. Vjedhja e energjisë, PD: qeveria çon në komisariat edhe vajzën 5 vjeçare‏

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme e cila përmes një komunikate për shtyp sqaroi se shtetasja N.N e dyshuar për vjedhje të energjisë është shoqëruar në ambientet e komisariatit më 30 nëntor dhe se ka qenë ajo e cila u ka kërkuar efektivëve të policisë që të marrë me vete edhe fëmijën. Akuzat e PD për shoqërimin e fëmijës MB:Nëna kërkoi që ta merrte me vete

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore