Rama: Çadra e PD, serë që nuk
riciklon, bashkëjetuan me plehrat

Rama: Çadra e PD, serë që nuk<br />riciklon, bashkëjetuan me plehrat
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish, këtë herë nga Elbasani, çadrën e opozitës në Bulevard. 

Gjatë inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë, Rama tha se çadra e PD përpara zyrës së tij në Kryeministri është si një serë e cila nuk riciklon. 

Duke u ndalur te investimi në këtë impiant, Rama tha se përveç impaktit ekonomik ka edhe atë social për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa akuzoi paraardhësit e tij në pushtet se qeverisën mbi plehra. 

Impianti i mbetjeve, me tekonologji moderne
Gjithashtu, Rama tha se një impiant i tillë do të ndërtohet edhe në Fier, ndërsa theksoi se do vijojë puna për të bindur banorët të cilët kanë kundërshtuar projektin e landfillit në fshatin Mbrostar. 

"Nuk keni parë gjë akoma sepse ky është vetëm fillimi, Falë këtij shembulli fantastik dhe faktit që kontributor shumë i rëndësishëm në këtë arritje është ministri i mjedisit. 

Nuk është fitore ta bllokosh zhvillimin e një projekti të tillë dhe në Fier, por ta ndërtosh. Do të kthehemi në Fier të gëzuar, entuziazmuar dhe të bindim edhe banorët e Fierit se ky projekt sjell punësim, zhvillim. 

Këtu do jemi dhe më pas kur të vijmë të vizitojmë 60 ha sera ultra moderne të cilat do të ndërtohen dhe funksionojnë nga përpunimi i plehrave këtu mbrapa të cilat do të prodhojnë energji.

60% e kostos të serhave hidroponike është ngrohja dhe kjo ngrohje do të sigurohet nga ky impiant. 

Ata bashkëjetuan me plehrat dhe udhëhoqën mbi plehra.

Ndërsa sa herë u tentua të shkohej në drejtim të kundërt me tendencën e asaj politike primivite në raport me plehrat, gjithmonë u ngritën zërat që klithën për ndotje.

Plehrat mund të jenë sëmundje por mund të jenë dhe pasuri, siç janë për Elbasanin sot.

Dallimi mes nesh dhe atyre që janë në çadër, të cilët janë në kushtet e një sere që nuk riciklon, është që për ata plehrat do të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne mbetjet e këtij vendi janë burim ekonomie, zhvillimi, dhe instrument për të pasur mjedis të pastër"
, u shpreh Rama. 

Në inaugurimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, kryeministri shoqërohej nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, ai i Financave Arben Ahmetaj si dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Për ndërtimin e kwtij impianti i cili sipas kryeministrit wshtw shembull i teknologjisw sw fundit, Rama vlerwsoi ministrin e Financave, Ahmetaj dhe atw tw Mjedisit, Koka.

"Kjo punë kaq e mirë që po shikoj është falë bashkëpunimit ndërmjet ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Financave dhe kjo qe ma zbukuroi diten.

Çfarë u tha dhe çfarë është bërë është me të vërtetë jashtë parashikimeve. Ministri i Mjedisit dhe ai Financave, megjithëse është Gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen, gjë që ju siguroj nuk është e lehtë”,
tha Rama me humor.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë