Vetëm disa ditë më parë, në emër të kreut të PS Edi Rama është depozituar në gjykatë kërkesa për të zbatuar vendimin e kongresit të PS të dy viteve të kaluar që ka të bëjë pikërisht me këtë ndryshim të siglës, vendim që është futur dhe në statutin e PS dhe që bashkë me dokumentat e tjera përkatëse është depozituar në gjykatën e Tiranës.
Kështu, në faqen zyrtare të gjykatës bëhet publike nr.i Çështjes: 8818 me Dt.të regjistrimit: 25.01.2013, ku Paditesit janë Edi Rama dhe të paditurit: Lloji i Çështjes: Padi të Tjera(Civile ne pergjithesi).
Objekti është “Depozitimi vendimit nr.4 datë 05.11.2011 të Kongresit të Partisë Socialiste në rregjistrin e partive politike”. Statusi i dosjes, gjykim nga gjyqtarja Rezarta Balliu(Vigani). PS kërkon ndryshimin e siglës sipas kongresit të nëntorit 2011, vendim i futur në statut ndërsa kërkohet të jetë dhe në regjistrin themeltar të partive politike, për t’u përdorur dhe në zgjedhje për regjistrim dhe fletët e votimit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 30 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)