"Do ketë dëgjuar që Saliu flet me Zotin dhe ka dashur që ta ketë mirë me bashkëbiseduesin e Perëndisë", - ka shkruar Rama. -"Por përtej shakasë, sa qesharake, aq edhe e turpshme, që Këshilli i Ministrave të ketë këtë nivel etik mizerabël sa të keqpërdorë edhe figurën e Papës!"
Njoftimi i Këshillit të Ministrave i referohet një prononcimi të bërë nga Kryeministri Berisha në Vatikan, në përfundim të ceremonisë së kurorëzimit të Papës Françesku I.
KM:Ati i Shenjte bekoi fitoren time! Do kete degjuar qe Saliu flet me Zotin dhe ka dashur qe ta kete mire me bashkebiseduesin e perendise:-)
— Edi Rama (@ediramaal) March 19, 2013
Por pertej shakase: Sa qesharake aq edhe e turpshme qe KM shqiptar te kete kete nivel etik mizerabel sa te keqperdore edhe figuren e PAPES!
— Edi Rama (@ediramaal) March 19, 2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)