Është çelur në ambientet e “Qendrës për Dialog” - COD, në kryeministri ekspozita e Edi Hilës, "Vegime Bulevardi". Ne pranine e shume artisteve, studenteve te arteve, Drejtoresha e COD Falma Fshazi prezantoi hapjen e ketij sezoni te ri ne mjedisin ne katin e pare te godines se Qeverise, duke thene se me gjithe kritikat, vizitat kane qene te shumta dhe se COD po ia arrin qellimit per te realizuar dialog mbi çeshtje te rendesishme te shoqerise shqiptare. Shkelzen Maliqi, qe mori fjalen, e konsideroi ciklin e Hiles te kryer me finese. "Hila ne keto vepra te realizuara me shume mjeshteri dhe finese paraqet vizionin e tij per Shqiperine e tranzicionit. Tek kjo, ai perdor mjete minimale shprehese ne nje palete ngjyrash te shpelara, kryesisht gri, blu dhe te dheut... Mendoj se Hila - tha Maliqi - te Bulevardi e shikon Tiranen me syte e Engjellit te Kujteses, sy qe jane njekohesisht te Fontanat e shteruara dhe te shformuara ne rrenoja endrrash te nje utopie brutalisht mashtruese, dhe syte e Engjellit te Trishtimit, qe ngushellimin nuk e gjen askund, ndonese vazhdon autorefleksionin mbi aktin krijues...Pamjet e Bulevardit te Hiles jane te gjitha te ngrira, ne nje gjendje ontologjike zero, si te sapodala nga gjysmeerresira dhe gjysmeshkendija e agut te dites para lindjes se diellit, kur qyteti ende eshte i fjetur dhe ne te nuk leviz e pipetin asgje..."
Kryeministri Edi Rama që mori pjesë në çeljen e ekspozitës, tha se të shpenzosh kohë për artin nuk është kohë e shpenzuar kot.
Rama ka thënë se ndjehet shumë i emocionuar që hap ekspozitën e Edi Hilës, pasi godina në të cilën hapet është një godinë e cila ka sjellë shumë probleme për autorin në vitet e kaluara, në konteksin e shtetit.
“
Emocioni që kam është shumë i thjeshtë në arsye e ska të bëjë me pasionin tim, por me faktin që vepra e tij apo një seri e re e veprës së tij prezantohet për herë të parë në këtë godinë. Kush e njeh historinë e Edit me strukturën e shtetit e di se çfarë kam unë parasysh, me strukturën e shtetit me prezencë në jetën e tij që në fillim të viteve 70 që ai u shfaq ashtu siç ishte me një pasqyrë ku të tjerët lexuan një shtrembërim të regjimit dhe i solli vetes shumë telashe dhe e vendosi në një raport të komplikuar me godinat e shtetit” tha Rama.
Ai shtoi se prezenaca e këtyre veprave në këtë godinë dhe me pasqyrat që kanë, reflektrojnë shpirtin e këtyre godinave.
Rama shtoi se jo vetëm nuk është kohë e humbur dhe kohë e kaluar me artin e pikturën, koha që kalojnë artëdashësit e Hilës, por kjo kohë që shpenzoni, tha ai, me pikturat e Hilës është një kohë shumë e çmuar.
Sezoni i ri ne COD është titulluar “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësirat që lëmë pas”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06