Rama citon Adenauer: E padrejtë
që Zoti s’ka kufizuar dritshkurtësinë

Rama citon Adenauer: E padrejtë<br />që Zoti s’ka kufizuar dritshkurtësinë
TIRANE - Në rubrikën e tij Amarcord në faqen zyrtare në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të kishës së Kuvendit françeskan në Shkodër, duke bërë një paralelizëm të kohës kur është realizuar kjo foto me situatën sot.

Sipas Ramës, “e keqja ishte atëherë, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur”.

Ky reagim i kryeministrit vjen pas deklaratës së deputetit gjerman Krichbaum, i cili tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë për të përfituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fakt në statusin e tij, kryeministri Rama citon edhe ish-kancelarin gjerman Konrad Adenauer.

“Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre”- shkruan Rama.

“Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një "Turqi të vogël", shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare.

E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë "punë të madhe në interes të shqiptarëve" siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante "ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi"

Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.

E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:

"Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni... Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku..."- shkruan Rama.
 
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit