Rama çon në Kukës programin e kodimit: Adoleshentët do të punojnë kudo në botë pa dalë fare nga Kukësi

 

Qeveria ka vendosur të shtrijë projektin e kodimit përtej Tiranës, edhe në qytetin e Kukësit si mundësi për të frenuar emigrimin e të rinjve. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nismë do i hapë mundësi të reja punësimi të rinjve të punojnë për kompani ndërkombëtare në botë pa qenë nevoja të dalin nga Kukësi, madje të fitojnë më shumë sesa ata që punojnë në emigrim.

 “Sot në mbledhjen e qeverisë kemi vendosur shtrirjen e programit të teknologjisë së kodimit përtej Tiranës. Do të vijë edhe në Kukës. Qeveria ka bursa që mbulojnë kurset 100% apo 50% për ato familje që nuk mund ti përballojnë. Kjo do të thotë që brenda 6 muajsh një 16 – 17 vjeçar të jetë në gjëndje të punojë kudo në botë pa dalë fare nga Kukësi, me kompjuterin e vet. Janë shumë gjimnazistë që sjellin të ardhura në shtëpi shumë më tepër sesa një emigrant, dhe nuk ka nevojë të lëvizë nga fshat jo më nga qytetit,” - tha Rama.

Premtoi dhe një spital me të gjitha parametrat, si dhe rikonstruksioni i qendrave shëndetësore dhe shkollave

 “Shumë shpejt një spital ekselent me të gjithë komponentët e vet. Por dhe qëndra shëndetësore që janë ripërtërirë dhe do vijojmë ti ripërtërijmë. Shkollat, do i përmirësojmë kthimin e saj në një qendër rekreative për të gjithë qytetin,” - tha Rama.

Turin e falënderimeve në Kukës e mbylli sërish me batutë ndaj Majkos që do të vijojë të qëndrojë në Kukës mesaduket edhe për zgjedhjet parlamentare të 2025.


Lajmi kryesor:

Rama kuksianëve: Fillimisht i trembesha rezultatit edhe për Tropojën! Të ‘vrapojmë’ për regjistrimin e pronave, ngremë Task Forcën për dy javë


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë