Berisha: E pavërtetë që kemi inflacionin më të ulët në rajon, produktet 10% më shtrenjtë se në BE! 12 nëntori do jetë ditë historike për demokracinë

Berisha: E pavërtetë që kemi inflacionin më të ulët në rajon, produktet 10% më shtrenjtë se në BE! 12 nëntori do jetë ditë historike për demokracinë

Sali Berisha në degën nr.4 në Tiranë

Ish kryeministri, Sali Berisha në një takim me qytetarët e degës numër 4 në Tiranë, tha se ishte e pamundur që Shqipëria të kishte inflacionin më të ulët në rajon, kur shifrat e Eurostat, tregonin se çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri janë deri në 10% më të shtrenjta se në vendet e BE.

Ai tha se kryeministri, Edi Rama nuk duhej të mbyurrej me të ardhurat më të larta në buxhet, pasi këto të ardhura kishin ardhur si pasojë e dyfishimit të TVSH-së pas rritjes së çmimeve për produktet e shportës.

“Nuk ka çuar një fishek në Ukrainë dhe thotë se po bëjmë rezistencë. Vuri bordet komuniste dhe gjithë faturën e paguani ju. Mban çmime më të larta, kanë cinizëm në qëndrimin ndaj jush. A e dëgjuat sot kur thoshte se e kemi inflacionin më të ulët në rajon? Nëse e ke këtë, gënjen ti apo Eruostat që thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë deri në 10% më të shtrenjta se çmimet e produkteve në BE? Po si mund ta kesh ti inflacionin ti më të ulët në një kohë kur nafta dhe produktet ushqimore në Kosovë janë shumë më të ulëta? Si mund ta kesh ti inflacionin më të ulëtin, kur nafta shitet me të njëjtin çmim që shitet në Zyrih ku rrogat janë të paktën 8 herë më të larta. Mburrej sot në parlament me rritjen e të ardhurave. Po sigurisht, dyfishohet TVSH-ja për shkak të dyfishimit të çmimit, patjetër që do rritet”-tha Berisha.

Berisha tha se protesta kombëtare e njoftuar në 12 nëntor, do të shndërrohej në një nga ditët më të rëndësishme në historinë e demokracisë shqiptare.

“Do ta shndërrojmë 12 nëntorin në një nga ditët më të fuqishme më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e demokracisë shqiptare”-u shpreh ish kryeministri në mbyllje të fjalës në takimin me banorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Qytetari në Tiranë anashkalon ‘hallet personale’ dhuratë për Berishën: Nder i kombit, hero i gjallë, të kam ndjekur pas 30 vite

Nuk kanë munguar as dhuratat ndaj Berishës gjatë takimit me banorët e degës numër 4 në Tiranë. Një prej banorëve, i dorëzoi Berishës një foto të këtij të fundit të futur në një kornizë me mbishkrimin “Hero i gjallë, nderi i kombit”.

Qytetari nuk preferoi të zgjatej në problemet që kishte familja e tij, por u mjaftua me dhuratën e bërë ndaj Berishës dhe takimin me ish kryeministrin, gjë të cilën e quajti si “fatin më të madh të jetës”.

“Prej 22 vitesh, jetoj në Tiranë, anëtar i PD-së prej 30 vitesh. Nuk dua të flas për hallet tona personale t’ju bezidis por për problemet e Shqipërisë. Unë mendoj se deri në 14 maj po nuk u bënë ndryshime, ne do ngelim 700 mijë këtu.

Nuk dua të vazhdoj më tutje të flas për hallet dhe problemet se siç themi ne dibranët ‘duhet një natë dimri’. Unë e kisha qef dhe këtë dhuratën unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar, por ai e bëri të vogël më tha si e madhe si e vogël ishte simbolike. Kam edhe fatin t’i jap edhe dorën doktorit sepse është fati më i madh i jetës time pas 30 vitesh që e ndjek nga pas”- u shpreh qytetari.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 09/11/2022 20:34

    Gjithmone oara pritestave te dhuneshme non grata shtin dizen e rreneve.12 Nentori do jete guri i prives se oolicise se shtetit dhe drehtesuse ,ne tast se perdiret dhune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë