Në aktivitetin për shpërndarjen e kompensimeve për fermerët e përmbytur në Novoselë kryeminsitri Rama ka theksuar se premtimi u bë realitet. Kompensimi u bë me fondet e Bashkimit Europian për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet nga të cilët përfituan 3,529 fermerë.Në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë rreth 3,529 fermerë përmes fondit direkt të kompensimit si dhe rreth 200 biznese përmes grandeve të investimit me një fond total prej 7.110 mln Euro. 

Kryeministri nuk harroi banorët e përmbytur të nën Shkodrës, duke i siguruar se do të dëmshpërblehen brenda viti, ndryshe nga sa bëri qeveria paraardhëse.

 Ne e kemi thënë që ditën e parë që e kundërta është e vërtetë. Ne, paralelisht me ndalimin e dëmeve të mëtejshme dhe me sigurimin e ushqimit për familjet në ato momente dramatike, kishim filluar punën me Bashkimin Europian për këtë plan masiv ndërhyrje. Unë e di shumë mirë që nëse ndonjë nga familjet në zonën e Nënshkodrës, që nuk janë kompensuar qysh nga përmbytjet e shumë viteve më parë, me siguri nuk ndihet mirë, sepse me të drejtë mund të thotë “edhe ne jemi përmbytur, pse ende nuk jemi kompensuar plotësisht”. Në fakt, e vërteta është që kompensimin e banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës e kemi çuar përpara ne dhe do ta përfundojmë ne. Unë i siguroj që të gjitha detyrimet që qeveria shqiptare ka ndaj tyre, për të gjithë dëmet  e konstatuara në atë kohë dhe të regjistruara, do t’i mbajmë një më një, brenda këtij viti.

Por nga ana tjetër është një rast shumë i volitshëm për të bërë një krahasim shumë të qartë midis kësaj qeverie dhe atyre që e pararendën këtë shumicë qeverisë në drejtimin e vendit. Ja ku jeni ju, komunitetet e prekura në gjithë këtë territor, të cilët që nga dita e përmbytjes e deri më sot  e keni pasur qeverinë dhe autoritetet shtetërore, - që nga autoritet qendrore deri tek autoritet vendore, - vazhdimisht në dispozicion për ta shlyer këtë detyrim nga fillimi deri në fund, sigurisht duke marrë kohën e nevojshme, sepse gjërat duan kohën e tyre.  Nuk është një gjë e lehtë të nxjerrësh para nga xhepat e Bashkimit Europian. Për të nxjerrë para nga xhepat e Bashkimit Europian duhet seriozitet i madh, duhet përgatitje, duhet dokumentacion, duhen shifra të sakta, duhen të dhëna të besueshme dhe mbi të gjitha duhet partneritet i besueshëm.”,
tha ai.

7.1 mln euro janë dhënë nga BE që do të shkojnë për kompensimin e 3529 banorëve, në bazë të kritereve të përcaktuara edhe me asistencë e organizatës botërore te bujqësisë. Përpos kësaj një pjesë e parave do të shkojnë edhe për konsolidimin e rreth 200 bizneseve në formën e granteve.

“Vlora do ketë një transformim rrënjësor falë investimeve, por duhet vetëm durim”, tha Rama.

Me batuta dhe ironi për qeverisjen e shkuar së bashku me ambasadoren e Romana Vlahutin dhe një pjesë të kabinetit qeveritar Rama ka shpërndarë certifikata kompensimi për banorët. Kur një nga qytetarët u ngrit të merrte letrën e dëmshpërblimit, u cilësua nga një i pranishëm si “ballist”, dhe Rama i tha “Po t’i pse me Ballin? Ç’ne?

Qytetari: Jam nga një fshat që ka qenë bazë e ballistëve.

Rama: Aaa. Na merre dëmshpërblimin nga komunistët

Fjala e plotë e kryeministrit Rama

***
Gjosha: Procesi i integrimit nuk është vetëm reforma madhore për vendin, ai prek  jetën e çdo qytetari

Ministria e Integrimit ,ishte pjesë e negociatave  nga qeveria shqiptare për  të kaluar një pjesë të fondeve  IPA-2013 në projektin “Mbulimi i dëmeve bujqësore dhe ruajtja e kapaciteteve prodhuese, IPA 2013”/ Komponenti 3/ Skema e kompensimit.  

"Procesi i integrimit nuk është vetëm reforma madhore,për vendin,por ai prek  jetën e çdo qytetari. Sot zbret deri te fermeri me i thjeshte,për t'ju rikthyer punën e ngritur me sakrifice dhe shpresën e humbur një vit me pare”,tha Ministrja Gjosha.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)