Tirane- Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme (6 mars) në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.Ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.

Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

Postimi i Ramës në X:

'Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.' shkruan Rama.

We strongly condemn the Russian missile attack in Odessa that endangered the life of Prime Minister Mitsotakis of Greece, a friend and a dedicated NATO ally and of President Zelensky, whom I had the pleasure to host last week in Tirana. These are reckless and dangerous…

— Edi Rama (@ediramaal) March 7, 2024

Autokolona ukrainase që shoqëronte kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës në Odesa me Zelenskyn, u sulmua nga një raketë ruse. Goditja e raketës ndodhi rreth 150 metra larg delegacionit të kryeministrit grek.

Sipas raportimeve takimi mes dy delegacioneve u krye në kushte mjaft të fshehta. Mitsotakis shkoi në Ukrainë për një vizitë dy-ditore, para se të shkoj në Bukuresht për Samitin e Partive Popullore Evropiane. Takimi më pas, mes presidentit Zelensky dhe kryeministrit Mitsotakis u zhvillua normalisht. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Rusia lëshoi raketa pranë vendit ku Zelenksy takoi Mitsotakis, Komisioni Europian: Kanë frikë nga liderët e Perëndimit, por nuk na ndalin

1682511109_gvl.JPG

Gjatë konferencës së sotme, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, u pyet për sulmin me raketa të Rusisë në Odessa një ditë më parë.

Mamer u shpreh se ky akt i Rusisë tregon se i frikësohet liderëve të Perëndimit, duke e dënuar si akt, i cili i rrezikoi jetën kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ajo që është e qartë është se çfarëdo që duan të bëjnë rusët, ata po dështojnë. Është e qartë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës siç kemi bërë që nga fillimi i konfliktit. Veprime të tilla nuk na pengojnë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.