Rama denoncon: Kemi gati projektin për Teatrin e Kukullave, pronën shtetërore na e ka marrë një gjyqtare! Çfarë pret SPAK?!

Një tjetër denoncim ka bërë Rama në konferencën për shtyp sot së bashku me ministrin Manja. Rama ka përmendur faktin se projekti për ndërtimin e një Teatri Kukullash ka mbetur peng sepse një gjyqtare i ka dhënë vetes pronën shtetërore të Garda e Republikës.

"Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Në frymë kam qenë kundër, është fundi. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë të bëjnë kallëzime. Por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi kemi bërë. Pra, nëse ne ndërtuam një prokurori special, nuk e bëmë që të dëgjojmë të njëjtën histori se shiko se ne nuk kemi kallëzim. Shkoni në një vend të konsoliduar. Pa kallëzim fare, nëse një gazetë apo një qytetar nxjerr një fakt tronditës. Çfarë kallëzimi duhet këtu për të gjithë këta që numërova.

Ministri i Drejtësisë ka çuar çështjen e Teatrit të Kukullave, fëmijët e Tiranës e presin. Ne kemi bërë projektin, e kemi gati, dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit të Garda e republikës. Kemi spostuar Gardën e Republikës për ta ndërtuar dhe pronën na e ka marrë një gjyqtare. Një javë para se ta shporrte vettingu na vënë sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Ndërsa ka 462 mijë euro të pajustifikuara! Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë kur e ka këtu këtë gjyqtare?”, ka thënë Rama.

Gjyqtarja për të cilën flet Kryeministri është Klorinda Çela. Ajo është denoncuar nga Ministria e drejtësisë ka kallëzuar në SPAK, me akuzën për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat.

Bëhet fjalë për pronën te Liqeni, te Garda e Republikës, ku sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja kjo pronë ishte planifikuar që t'i vihej në shërbim të fëmijëve, por që kjo gjyqtare të cilën e quan 'Kap ça të Kapësh' (KÇK), i "nxori pronar". Manja flet me detaje, e ndërsa e quan skandaloze edhe për faktin se ky vendim është marrë një javë para se të shkarkohej nga vettingu, për problemet me pasurinë.

Kush është gjyqtarja Klorinda Çela?
Report Tv ka mësuar në vitin 2014 ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e saj, së bashku me bashkëshortin Ken Dhima, për probleme me pasurinë. Ajo ka përfunduar studimet në Elbasan në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Në 2013, është emëruar në Gjykatën e Tiranës deri në 28 tetor 2021, ku u shkarkua nga Vettingu.


Lajmi kryesor:

Rama: Të kërkosh më shumë nga drejtësia s'është presion! Ne nuk mund të presim parashkrimin e krimeve e të shpëtojnë ata që i vodhën miliarda shqiptarëve


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja