TIRANË, 3 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama pas platformës online të denoncimit të korrupsionit një ditë më parë, u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për të denoncuar zyrtarët e korruptuar dhe njëherazi, ironizon opozitën se po përdor avazin e vjetër kundër platformës kombëtare antikorrupsion.
"Avazi i PD kundër Platformës Kombëtare Antikorrupsion online, 1 arsye me shumë për ta perdorur celularin si armë kundër korrupsionit. Kurajo!", shkruan Rama ne statusin e tij social Facebook.
Me heret, kryeministri Rama në statusin e tij social Facebok solli si shembull të denoncimit online të drejtores së shkollës "Dhora Leka" dhe shprehet se "Flm mësuesve të shkollës "Dhora Leka" që dje denoncuan drejtoren. Sot ministrja Nikolla bëri verifikimin ne vend dhe e largoi atë nga detyra!".
"Kush do të luftojë kundër korrupsionit, abuzimit të çdo lloji apo sjelljes se keqe të zyrtarëve, na ka në krah. Mjafton kurajoja për denoncim", shkruan serish kryeministri Edi Rama në statusin e tij, i bindur se çdo denoncim nga qytetarët do të marrë rrugë dhe është e vetmja mundësi për ta luftuar korrupsionin. /a.ke/










