Rama-deputetëve: Mjaft me
debate, urgjent në takime

Rama-deputetëve: Mjaft me<br />debate, urgjent në takime
TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka kërkuar nga deputetët që të lënë debatet dhe zbresin urgjent në bazë në zonat e tyre elektorale, për të intensifikuar takimet me votuesit dhe për të përçuar programin e PS në çdo shtëpi e në çdo individ.

Por kreu i PS s’ka munguar të kërkojë nga deputetët që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme të komunikimit, përpos atyre direkte, dhe nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter. Mësohet se në mbledhjen e djeshme të grupit të PS nuk ka pasur asnjë debat, përpos urdhërit të dhënë për të punuar fort deri ditën e fundit, dhe për të qënë sa më afër njerëzve, duke lënë për të kuptuar se duhet lënë pas euforia.

Lideri i PS i ka kërkuar të mandatuarve që të intensifikojnë komunikimin me bazën e PS e të prezantojnë platformën e programit për një Rilindje Shqiptare dhe të raportojnë në PS çdo aktivitet të tyre. “Duhet të luftojmë për çdo votë”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Duke kërkuar nga deputetët që të përgatisin miniprograme për çdo zonë elektorale me problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, për të qënë koherentë për zgjidhjet e tyre në mënyrë sa më konkrete. Mësohet se javën e ardhshme, vetë kreu i opozitës Edi Rama do të nisë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë për të shpalosur platformën që ofron PS për një qeverisje ndryshe.

Por gjatë gjithë këtyre ditëve deputetët socialistë kanë hedhur në facebook aktivitetet e tyre në zonat elektorale. Madje dhe dje, menjëherë pas takimit në selinë rozë të deputetëve me Ramën ata kanë vijuar “dokumentimin” e takimeve të tyre me elektoratin.

Kështu, deputeti Ilir Gjoni në zonën e tij elektorale 3 ka hedhur fotot e takimeve me statusin “Në zbatim të porosive, shtabi i deputetit njësia 3 duke bërë planin e "betejës" elektorale”. Mësohet se të gjithë deputetët në zona po merren me konsolidimin e shtabeve elektorale për të qënë gati për sfidën elektorale të 23 qershorit të këtij viti.

Por dhe deputeti Arben Malaj në Vlorë në kuadër të projektit "Mbi kulturën politike të elitës së ardhme" organizuar nga qendra e të rinjve e fondacioni “Frederich Ebert” tha se është programi konkret që bën diferencën e të gjithë bashkë të kontribuojnë për fitoren e PS. “Nëse do viheshin parodistet e Vlorës e dy të Shkodrës të bënin atë që bëri Bepe në 3 vjet në Itali do e kishin bërë këtu për 3 muaj, por unë ende si kam takuar”, tha Malaj.

Ai ka bërë paralele mes zgjedhjeve në Itali dhe atyre në Shqipëri. Po kështu dhe deputetët e qarkut të Beratit, të qarkut të Lezhës etj. kanë filluar punë. Në qarkun e Kukësit kandidati Muçmata është cilësuar nga PS njeriu i duhur për deputet, ndërsa Alfred Peza vijon takimet në Peqin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.02.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia