TIRANE - Për zgjedhjet e 23 qershorit, komunikimi online përmes rrjeteve sociale është kthyer në një mjet kryesor për të luftuar me kundërshtarin, njëherësh për të qenë pranë elektoratit me çdo formë.
Kryetari i Partisë Socialiste kërkoi një intensifikim të kontakteve të deputetëve PS me elektoratin për të prezantuar sa më qartë programin për një Rilinje Shqiptare. Në mbledhjen e sotme të grupit PS, Rama kërkoi një angazhim më të madh të deputetëve PS në rrjetet sociale si mjeti më i mirë i informimit.
”Komunkimi në rrjetet sociale është domosdoshmëri për secilin deputet. Duhet të rrisim shkallën e informimit dhe të ulim dizinformimin e mediave të pushtetit që kanë për qëllim që të çorientojnë elektoratin. Kontaktet e drejtëpërdrejta janë rruga më e mirë për të përçuar në çdo qytet dhe fshat programin për Rilindjen Kombëtare. Njerëzit kanë shqetësime për të cilat ne kemi përgjigje konkrete ”- tha Rama.
Rama kërkoi dhe intensifikimin e takimeve të deputetëve PS me elektoratin për të prezantuar programin për një Rilinje Shqiptare.
“Cdo deputet i PS duhet të jetë në territor dhe në kontakt me grupet e intersit dhe me çdo familje të zakonshme të gjithë asaj zone ku ka kujdestarinë e tij politike për të intensifikuar maksimalisht kontaktet duke përcuar idetë dhe zgjidhjet e programit tonë për një rilindje shqiptare”- tha Rama.
“Njerëzit ankohen për fuqinë blerëse ne ulim taksat. Njerëzit ankohen për pakësimin e vendeve. Sipas INSTAT janë shkurtuar 51 mijë vende pune, ne premtojmë se do hapim 300 mijë vende të reja pune pas 23 qershor. Njerëzit kanë shqetësimin e 150 mln euro borxhe në dyqane. Ne kemi përgjigje heqje e taksës së biznesit të vogël sipërmarrjes që vetëpunëson njerëzit. Njerëzit kanë problem mungesën e marrjes së kujdesit shëndetësor, ne do të vendosim një sistem që është mbulimi universal që kushdo ta marrë kujdesin shëndetësor sipas nevojës. Njerëzit kanë shqetësim për politizim të shkollës, ne do të vendosim procesin arsimor në një bashkëpunim mes trupës mesimire dhe qeverisë.Ne do ta rithemelojmë policinë e shtetit.” - tha Rama i cili e nisi mbledhjen e Grupit PS duke falënderuar shkodranët për mikpritjen që i bënë javën e kaluar gjatë prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare.
Një mesazh të ngjashëm u përcolli edhe kryeministri Berisha ministrave të tij pak muaj më parë. Shfrytëzimi i rrjeteve sociale për fushatë elektorale sa vjen e bëhet më i dukshëm dhe dy liderët e dy partive të mëdha në vend kanë kuptuar rolin dhe këmbëngulin që deputetët e tyre të shfrytëzojnë sa më shumë këtë mjet komunikimi për të përcjellë programet elektorale. Politikanët shqiptarë postojnë dhe foto të aktiviteve të tyre elektorale. Dy liderët politikë Berisha e Rama ndajnë numrin më të madh të miqve në Facebook.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com