Rama: Deri në Dhjetor votojmë Reformën Zgjedhore (Tallet me Ndokën për negociatat)

Deri në dhjetor do të votohet në Kuvend reforma zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-së, ndërsa pas Vitit të Ri do të diskutohet shkalla e dytë me kërkesat e partive politike. I pyetur nga Report Tv nëse ndihet përgjegjës pas akuzave nga opozita për mos hapjen e negociatave, kryeministri bëri ironi me aleatin e Lulzimës Bashës, Nard Ndokën.

"Është përgjegjësia ime pse zhvillohen zgjedhje europiane kur duhet të merret një vendim dhe shtyhet, pse shumica e vendeve duke filluar nga Gjermania thanë PO dhe Franca tha JO. Nëse në vendin e Gentit do të ishte Nard Ndoka konsensusi do të ishte i garantuar pa filluar madje do ta kishin ftuar për darkë.

Reformën zgjedhore do ta mbarojmë përpara vitit të ri në parlament, pas vitit të ri jemi gati të diskutojmë për temat e tjera të reformës, pasi do ta bëjmë me dy shkallë. Në shkallën e parë do të merremi vetëm me rekomandimet e OSBE-se dhe do ta kemi shënuar si të kryer një kërkesë të Bundestagut që prapë i vlen Shqipërisë, sistemit tonë zgjedhor, sepse nuk do të ketë më komision me parti politike. Duan apo nuk duan ata që kërkojnë përgjegjësi nga unë përse nuk funksionon BE-ja" tha ai.


Lajmi kryesor:

Negociatat/ Rama: Maqedonia e Veriut ndërroi emrin, ne bëmë gjithçka kërkuan! Azilkërkuesit? Janë bishta! (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin