Rama 'detyrë' komuniteteve fetare: Referojuni vendeve të tjera dhe sillni propozime për hapjen e kishave dhe xhamive, por pas 18 majit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka lënë "detyrë" përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare që të shohin eksperiencën e vendeve të tjera dhe të sjellin propozime konkrete mbi mënyrën se si mund të objekteve të kultit për besimtarët.

Në mbledhjen që zhvilloi online, pas peticiont të besimtarëve, me përfaqësuesit, kreu i qeverisë shtoi se hapja do të jetë graduale pas 18 majit  dhe se do të jenë vetë ata që do të zgjedhin mënyrën, por duke pasur në vemendje sigurinë shendëtësore të të gjithë qytetarëve që do të frekuentojnë kishat dhe xhamitë. Më pas, propozimet e sjella do të shqyrtohen nga Komuniteti i Ekspertëve dhe do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit.

"Të jeni disponibël me personat që hartojnë masat lehtësuese për të pasur si mund të hartohen një kalendar gradual deri në normalizim të plotë, nëse ne do të hartojmë një kalendar të arsyeshëm, duke marrë në konsideratë eksperiencat e tjera, besoj që më 18 maj ku do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Të fillojmë nga puna sot,  të na propozoni me ide konkrete, si mund të mblidhen komunitete fetare duke ruajtur distanca. Kjo është ideja, nëse jeni dakord ne menjëherë pas këtij takimi do ju kontaktojnë nga zyra dhe sigurisht do ballafaqohemi me komunitetin e ekspertëve sepse ai do të vendosë. Të merren parasysh eksperienca të ndryshme", tha Rama.

Komuniteti mysliman njoftoi anulimin e faljes së  namazit të xhumasë në xhami dhe ligjërimet masive më 11 mars, e ndërsa 1 ditë më pas, Dioqeza Katolike iu bashkua kësaj nisme ku me anë të një dekreti pezulloi  veprimtaritë fetare, përfshirë këtu edhe pelegrinazhin në Shenjtëroren e Kishës së Shna Ndoit në Laç edhe Shenjtëroren e Zojës në Shkodër.

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i Kryeministrit Edi Ramës me përfaqësuesit e klerit shqiptar

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 07/05/2020 00:00

    O RAMA HAP LEVIZJEN E MAKINAVE DERI NE 5:30,,,QE TE SHKOJME E VIJME NE PUNE... NUK E DUAM NME SHUME...//

    Përgjigju
  • Lui: 06/05/2020 15:24

    Po c’jane keto hapje te kishave e xhamiave more se jane vendet ku mblidhen shume njerez dhe per me teper as nuk kujdesen te mbajne distance. Objektet fetare duhet te konsiderohen njesoj me objektet kulturore apo sportive. Dmth kur te jepet leja per sportin dhe kulturen, te jepet edhe per kisha e xhamia. Edhe nese nis ndonje sport, prap ka per te qene pa tifoze, edhe teatrot bejne performance online pikerisht per mos mbledhur publik. Besimi eshte personal dhe vetjak, keshtu qe fare mire mund ta besh lutjen apo faljen nga shtepia dhe e ke “lare" shpirtin.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 06/05/2020 12:35

    Keto komunitete duhet ti binden aktit normativ. Kurrsesi nuk duhen lejuar ta shkelin,ne rrast te kundert duhet te vihen para ligjit! Ligji eshte ligj si per Zotin dhe per te derguarin e tij ne toke-njeriun. Shteti eshte veqilaja e perendise dhe hoxha@prifti@babamondi jane ndihmesit e shtetit.

    Përgjigju
  • Pse duhet pa tjeter faljet te behen ne Xhami..: 06/05/2020 12:33

    Edhe ne shtepi ne kater faqet e mureve ku banojne ,Mund te falen ! Cdo kush. Ceshte kjo ,qe duhen te kthejne prapanicen Pa tjeter neper Sheshe ! Hapsirat shetitiret Si Bukevardit duhen te jene hapsira per Qytetaret te levizin te Lire ,jo per tju pare prapanicen aty qe pertojne te falen ne shtepi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot