TIRANË- Me një dekret të lëshuar ditën e sotme nga Dioqeza Katolike dhe që hyn në fuqi menjëherë janë pezulluar veprimtaritë fetare, përfshirë këtu edhe pelegrinazhin në Shenjtëroren e Kishës së Shna Ndoit në Laç edhe Shenjtëroren e Zojës në Shkodër.
Një masë e tillë nga ardhur me qëllim fitimin e betejës me koronavirus, i cili tashmë është prezent në Shqipëri. Në këtë dekret të ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike përcaktohen edhe masat për t'u mbrojtur nga ky virus, mes tyre rrëfimet personale në kisha do të bëhen në distancë minimumi nga 1 m, pezullimin kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë. Ndërkohë, në këtë situatë famulltarët ngarkohen me disa detyra të veçanta si psh, mbajtjen Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale.
"Dekreti i Kishës Katolike për pezullimin e të gjitha veprimtarive deri me datë 3 prill 2020. Dekreti përfshin edhe pezullimin e pelegrinazheve në Shenjtëroren e Kishës së Shna Ndoit në Laç edhe Shenjtëroren e Zojës në Shkodër. Duke vlerësuar situatën e ditëve të fundit e krijuar nga Covid-19 në Shqipëri, duke pasur parasysh urdhëresën nr. 132, datë 08.03.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, po ashtu Letrën e Konferencës Ipeshkvore të datës datës 29 shkurt 2020, duke vlerësuar përvojën e kishave simotra në vende të tjera, pas konsultimit me specialistë të fushës e duke i thirrur sensit të përgjegjësisë si Ipeshkëvinj të Kishës Katolike në Shqipëri:
Dekretojmë: Pezullimin e të gjithë aktiviteteve dioqezane dhe famullitare në Kishën Katolike në Shqipëri në të cilat parashikohet pjesmarrja dhe grumbullimi i popullit deri me datë 3 prill 2020 e që konkretisht do të thotë: Pezullimin e të gjitha kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë; Pezullimin e katekizmit, për fëmijë e të rritur; Pezullimin e të gjitha aktiviteteve të tjera të programuara, dioqezane dhe famullitare, me fëmijët dhe të rriturit; Pezullimin e të gjitha kurseve të formimit pranë qëndrave tona komunitare.
Ndërkohë, ftojmë famullitarët që: të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale; të garantojnë rrëfimin personal duke ruajtur distancat e duhura e duke garantuar edhe sekretin e bisedës; të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë; të garantohet Sakramenti i Vajimit për të sëmurët në rastet kur kërkohet, duke ndjekur rregullat e duhura higjenike; të garantohen funeralet duke shmangur mbledhjen e popullit, por duke bërë lutjen në momentin e mbylljes së arkivolit dhe në momentin e vendosjes në varr; kishat të rrinë të hapura për lutjen personale gjatë ditës, duke informuar dhe këshilluar njerëzit që të mbajnë distancën e duhur nga njëri-tjetri.
Po ashtu ftojmë të gjithë besimtarët katolikë që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjueshëm ndaj rregullave dhe udhëzimeve të nxjerra nga organet përkatëse për përballimin e situatës. Të jemi të vetëdijshëm për sakrificën që duhet të bëjmë të gjithë bashkë për të mirën e njerëzve dhe shëndetit të tyre. Të vazhdojmë të dashur besimtarë t’i lutemi Hyjit në familjet dhe në shtëpitë tona për këtë situatë që të kalojë sa më shpejt në vendin tonë dhe në të gjithë botën. Ky dekret hyn në fuqi me datë 12 shkurt 2020", thuhet në njoftim.
Ndërkohë ditën e djeshme edhe Komuniteti Mysliman njoftoi besimtarët që deri më 3 prill anulohet falja e namazit të xhumasë dhe ligjërimet masive.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Dioqezës Katolike për të pezulluar të gjitha ritualet kishtare deri më 3 prill, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
"Do të ketë tërmete të butë e të egër, e në vende të ndryshme sëmundje që janë ngjitëse e dërmuese dhe do të ketë pamje tmerri, po edhe shenja të mrekullueshme nga qiejt”, thotë Bibla e Shenjtë. Respekt, respekt, respekt për komunitetin katolik, që vendosi të anulojë të gjitha ritualet kishtare, duke dhënë një mesazh kuptimplotë për të gjithë popullin shqiptar. Edhe nisja e të martave të shenjta të Shën Ndojit që mbledhin nga të katër anët dhjetëra mijëra besimtarë, këtë herë nuk do të bëhet në truallin e bekuar të kishës së laçit, po në tempullin e shpirtit të çdo besimtari, që në këtë kohë lufte duhet të lutet në shtëpi për shenjat e mrekullueshme nga qiejt", shkruan Rama.
Shyqyre me ne fund se ne e shkaterruame kete vend
PërgjigjuIshalla shpëtojne krijesat e gjora kete vit nga barbaret e malit Tomorr qe hane mish si të verremosur! Ishalla nuk ngrihen kete vit tajaret perpjete! Ishalla kete vit nuk dalin të lojturit nga mente me qirinj ne duar ne ambjent publik mesnaten e pashkes. Ishalla kete vit e cdo vit të mos kete me nga keto gjera neper rrugë e sheshe. Mbyllni ne kisha e xhamija dhe bëni faljet tuaja, jo rrugeve si lypsare! C eshte kjo rrugeve të ngrihen tajaret?
PërgjigjuTe quaj kafshe eshte gjynah te krahasoj me te . Njerez si ti kishte Shqiperia nga 1944-1991 e fatkeqisht kemi edhe sot mbetje te asaj kohe e nje nder to je ti .Jeni specje ne zhdukje . Nder 100% komenteve 80 % jane komente tuaja o funderrine komuniste , njehere me emrin Fred , e sere emrash .. Normal se ne kohen e Enverit ashtu rrinin gjithe diten duke dredhur celsat e duke komentuar e spiunuar Shqiptaret e mjere .
Ishalla duan Zotat qe sherbesate fetare apo dhe grumbullimet e besimtareve ne SHESHE PUBLIKË u pezullofshine ngahera dhe jo vetem kete periudhe.
PërgjigjuSa pak besim.... sa shume politike..... zgjedhje rilindase.... Dikur ne dite te veshtira Zoti shfaqej dhe bente mrekulli, a nuk kemi sot nevoje per nje mrekulli. Si do behet ajo po nuk besuam????
PërgjigjuLavdi PPSH
PërgjigjuShporru e djall . PPSH ishte "viurs" me i rrezikshen se corona Virusi .Sa jete njerezish mori per 45 vite , sa nena u internuan , sa bij tona u vrane , sa u internua e masakruan .