Ish Kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, feston 70 vjetorin e lindjes. Kryeministri dhe kreu aktual i selizë rozë, Edi Rama, ka uruar para ardhësin e tij në krye të PS, duke nënvizuar se familja e madhe socialiste ka gjithnjë nevoj për këshillat dhe mbështetjen e Nanos.
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama.
Edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Nanon.
"Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla, teksa publikon dhe një foto ku deputeti socialist është në krahun e majtë të Nanos.
Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai ishte lideri dhe themeluesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe 1997 deri në 2009.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar me rastin e ditëlindjes ish liderin e PS-së Fatos Nano.
Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla shkruan: "Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë. Një ditë më parë në sallën e Kuvendit Balla replikoi me Edmond Spahon në lidhje me Fatos Nanon, ku Balla tha se e gjithë PD-ja e Berishës nuk i afrohet dot Fatos Nanos as aty ku ‘nuk thuhet’".
Sipas Ballës, Nano ka vënë një standard që do të ishte mirë që Saliu ta kishte ndjekur: "Largimin nga partia sa ishte ende në kohë. “Kur ikën, ikën”- deklaroi Balla.