Rama dhe Balluku inspektojnë punimet e lotit të 1 të Unazës së Madhe: Në tetor 2021 përfundon e gjitha! Në mars gati hyrja e re e Tiranës

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar punimet e Unazës së Madhe të Tiranës konkretisht në lotin 1. Nga inspektimet kanë bërë të ditur se punimet e lotit 1, mund përfundojnë nga tetori i këtij viti.

“Në mes të marsit do kemi lehtësim të madh. Në dhjetor 2021 përfundon e gjitha. Në fakt mendojmë ta mbarojmë më parë nga tetori, të paktën lotin 1”, tha ministrja bashkë me inxhinierin.

Një pjesë e nyjës, te rrethrrotullimi ish-sheshi “Shqiponja” që shkakton trafik dhe kaos cdo ditë në hyrje të Tiranës duke u kthyer në makth për drejtuesit e makinave do të jetë gati në 15 mars. Lajmin e dha sonte ministrja e Infrastrukturës, gjatë inspektimit të punimeve që bëri së bashku me kryeministrin Rama.

Në 15 mars do të bëhet i kalueshëm, do të dorëzohet. Ne sot deklarojmë që për një muaj e pak, deri në 15 mars të bëjmë gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut. Kemi pasur ankesa përsa i përket ngarkesës së trafikut", tha Balluku.

“Ky është një shembull vizual për të kuptuar dallimin, nga kilometrat në varsi me çfarë bëhet në rrugë. Njerëzit manipulohen me budallaqet se një kilomër shkoi aq dhe një tjetër aq”, tha Rama, të cilit iu bë me dije nga inxhinierët se deri në 15 mars bëhemi gati për të kaluar një pjesë të trafikut.  

Gjithsej për punimet e këtij projekti janë të punësuar 750 punonjës, tha ministrja.

“Mbi 750 punonjës janë të aktivizuar. Këtu kemi 5 tunele që kanë të gjithë pjesnë e menaxhimit, Është hera e parë që do kjemi një nyje, shumë e rëndësishme pavarësisht se ndodhet në kryeqytet, Do kemi lulishte zona kreative . Kjo pjesë do menaxhojë trafikun. Jemi duke folur për një projekt shumë të komplikuar”, tha Balluku.

Një problematikë e hasur gjatë punimeve, Balluku tha se ka ndodhur te loti 2, ku janë vonuar me punimet pasi janë munduar të mos ndërpresin energjinë elektrike dhe të mos lënë pa ujë banorët.

“Te loti 2 kmipasur kompleksitet sa i përket akomodimit të ujësjellësit dhe të OSHEE. Jemi përpjekut të mos shkaktojmë problematika me furnizimin me ujë dhe energji elektrike”, tha Balluku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joel: 08/02/2021 03:09

    Po ik o Ram se na hoqet zarin. 8 vjet asnje rruge. Asgje. Asgje. Vetem kaosss. Cdo dite nje ferr per ne, ne trafik. I le rruget rrugeve si paraardhesi qe shaje! Dhr prezanton projekte 3d si suksese tamam si ai tjetri. Dhe na can koken me shprehje ne jemi ndryshe nga ata

    Përgjigju
  • veliu: 08/02/2021 00:49

    NUK BEHEN me suste gjerat,, do kohen e vet dhe betoni qe te thahet....,,rendesi ka qe punohet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024