Rama dhe Basha debat në
Kuvend për foton e trafikantit 

Rama dhe Basha debat në<br />Kuvend për foton e trafikantit <br>
Debati për fotot e Durim Keçit me eksponentë të PS ka zbritur edhe në Kuvend. Rama u shpreh se shqiptarët nuk mund të gënjehen me foto, ndërsa Basha e akuzoi se kishte fshehur urdhrin e Interpolit.

“Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part-time dhe bëni fotografi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skënderbeu që bëheshin njëherë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin, të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri” tha Rama.

Ndërsa Basha reagoi duke e akuzuar sërish se “E fshehët për muaj të tërë urdhrin e Interpolit e pastaj u detyrove të shkosh zvarrë tek Gentilioni në Itali”.

Kryetari i PD publikoi foto të Durim Kecit me deputetin e PS në Qarkun e Durrësit, Blendi Klosi.

Basha akuzoi Ramën se i ka premtuar të kërkuarit nga Interpol se s'do ekstradohej kurrë në Itali.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste