Rama dhe Basha harrojnë
pushimet, replika në internet
Ndonëse janë me pushime, Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë vijuar edhe dje akuzat virtuale ndërmjet tyre.
TIRANE - Ndonëse janë me pushime, Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë vijuar edhe dje akuzat virtuale ndërmjet tyre. Fillimisht Partia Demokratike nëpërmjet koordinatores për mediat, Silvi Bardhi akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se krimi është shtrirë në të gjithë vendin, gjë e cila më pas u pasua nga reagimet e dy krerëve të partive më të mëdha në vend. Fillimisht kryeministri Edi Rama akuzoi PD-së me shprehjen që ka përdorur më së shumti këto kohë “Vajmedet PD”, e cila më pas solli edhe reagimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha ku nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook” theksoi se: “Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin”
Rama-BashaSipas kryeministrit Rama, deklaratat e PD-së ndaj situatës së krimit në vend dhe akuzat ndaj Policisë së Shtetit janë vetë mbështetje morale për kriminelët. Këtë gjë ai e theksoi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Twitter”.
“Sulmet e vazhdueshme plot shpifje e ofendime të SHQUP-it ndaj Policisë së Shtetit mbështetje morale për krimin e për rrugaçërinë. Vajmedet PD”,- theksoi kreu i ekzekutimit. Por pak çaste më vonë, kryetari i PD-së i doli në mbrojtje deklaratës së bërë nga Partia e tij, ndonëse aktualisht është me pushime verore. Sipas tij, krimi dhe kryeministri Rama janë bërë një dhe bëjnë pazare me favore të ndërsjellta. “Krimi dhe rrugaçët janë e pinë në një tavolinë me kryeministrin, ndajnë favore dhe shtetin si plaçkë lufte me kryeministrin, janë futur në polici, administratë dhe Kuvend për hesap të kryeministrit dhe bëjnë karshillëk ligjit, policisë dhe me raste edhe ortaku kryeministër. Kur gishti tregon hënë budallai tregon gishtin”,- theksoi Basha në postimin e tij në rrjetin social “facebook”.
Që prej tri ditësh kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë vijuar akuzat e tyre të ndërsjellta në rrjetet sociale duke thyer në këtë mënyrë rutinën e përditshme të pushimeve. Shkak për këtë kanë qenë reagimet e kreut të ekzekutivit për disa çështje ku kulmi i debatit ishte me kthimin e ligjit për Shkollën e Magjistraturës nga ana e presidentit të vendit Bujar Nishani.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin
30 Nëntor, 13:26
-
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon
30 Nëntor, 13:19
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
30 Nëntor, 13:10
-
Debati për TikTok dhe Snapchat, Rama dhe Manastirliu në Fier me prindërit: Fëmijët po jetojnë në dy botë paralele, reale dhe virtuale! Përjetojnë presion të dyfishtë
30 Nëntor, 13:07
-
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
30 Nëntor, 13:06
-
Sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepencit, Kurti shkon në Zubin Potok, konfirmon se ka të arrestuar: Kriminelët e terroristë do të përballen me drejtësinë
30 Nëntor, 12:32
-
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës
30 Nëntor, 12:24
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Berisha: Synon destabilizimin e Kosovës, skenari tipik i Rusisë së vogël
30 Nëntor, 12:20
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati. 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor, 12:17
-
Festat e nëntorit prezantojnë kuzhinën shqiptare në Madrid! Eventi në Ambasadën shqiptare në Spanjë
30 Nëntor, 12:11
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Beogradi! Ministri i Jashtëm: Kurti nxiton që i drejton gishtin Serbisë pa prova! Akuzat e parakohshme janë devijim i qëllimshëm
30 Nëntor, 11:56