Rama dhe Berisha së shpejti në
shitje, ja për çfarë bëhet fjalë

Rama dhe Berisha së shpejti në<br />shitje, ja për çfarë bëhet fjalë
Ekziston një nismë e quajtur #saveangels, që po praktikohet në shumë vende të botës e së fundmi edhe Shqipëria është pjesë e saj. Nisma funksionon në këtë mënyrë: Nga çdo shtet do të zgjidhen 5 personazhe publike, që do të materializohen në kukulla nëpërmjet programit online, e më pas do të jetësohen me anë të teknikës së printimit 3D. 
meng me
Arsyeja pse në çdo shtet zgjidhen pesë personazhe VIP është që kjo iniciativë të përhapet në masë dhe kushdo mund të krijojë kukullën e tij, apo për një person të dashur dhe t'ia dhurojë. 
meng me
Përfitimet e gjithë kësaj nisme do të shkojnë për bamirësi tek fëmijët jetimë, personat me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe për të moshuarit. Pjesë e kësaj 'pesësheje të famshme' në vendin tonë është moderatorja Albana Osmani, opinionisti dhe tekstshkruesi Olti Curri, ndërsa tre emrat e tjerë ende nuk janë bërë të ditur. 
meng me
Mendohet se kryeministri Edi Rama dhe deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të kenë fatin të kenë kukullën e tyre dhe bashkë me ta edhe një Shqipëri e tërë. Tani me siguri të gjithë do pranojnë të solidarizohen me nismën dhe me fare pak leksione rreth magjisë së zezë, versionet mini të kryeministrit Rama dhe të Berishës do të shndërrohen në kukulla vudu për të gjithë të pakënaqurit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve