Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spilën që kishin vënë dy kryeministrat.

Bëhet fjalë për spilën e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut por mediat serbe kanë filluar me aludimet dhe me teoritë e historianëve të tyre se heroi ynë kombëtar ishte serb.

Kryeministri i Shqipërisë dhe të ashtuquajturës Kosovë, zhvilluan një takim mes dy qeverive në qytetin serb të Pejës dhe besojeni ose jo kishin vënë një spilë serbe. Për ata që nuk e dinë spila ishte simbol për vitin ndërkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, birin e Vojsavës dhe Jovanit që sipas historisë familja e tij i ka rrënjët nga Nemanjići (dinastia më e fuqishme serbe në Mesjetë). Por mbetet ende e paqartë nëse Rama dhe Haradinaj e dinin që po mbanin një simbol serb apo edhe ky është një provokim ndaj serbëve,”-shkruajnë mediat serbe. 

Artikulli në mediat serbe 

Stema që po përdoret në çdo shkresë zyrtare në kuadër të viti Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit