Kërcënoi Shqipërinë për negociatat/ Rama takim me Mitsotakis në New York në 24 Shtator

Kërcënoi Shqipërinë për negociatat/ Rama takim me Mitsotakis në New York në 24 Shtator

Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë në datat 24-27 shtator në New York për t'u takuar me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis. Takimi do të mbahet në në Asamblenë e OKB-së. Mediat greke shkruajnë se gjatë këtyre ditëve Mitsotakis do të zhvillojë takime edhe me presidentin turk Tayp Erdogan dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ketë hapje të negociatave të Shqipërisë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian, nëse nuk hiqet diskriminimi ndaj pakicave greke në vendin tonë.

Asnjë negociatë pranimi me Shqipërinë përveç nëse hiqet diskriminimi ndaj pakicave. Ne nuk jemi ende atje, duhet të shohim një ndryshim të qëndrimit të qeverisë ndaj minoritetit grek” tha Mitsotakis. Këtë deklaratë kryeministri grek e ka bërë gjatë një konference të mbajtur para pak ditësh për mediat në Selanik.

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet gjatë këtyre ditëve në Çeki ku po merr pjesë në Samitin e Vishegradit i cili bën bashkë  kryeministrat e Maqedonisë Veriore.

Sipas Ramës vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të mbështesin vendin tonë por kanë edhe një plan veprimi për të realizuar objektivat strategjik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjirokastriti: 12/09/2019 23:41

    I bej thirrje kryeministrit tone edi rama,,;qe.mos te leshoje asnje cm det ,,apo toke ndaj grekeve TE NDYRE,,NUK I KEMI BORXH ASKUJT,,,ATA NA KANE SHUME BORXHE,,ATA NA KANE GRABITUR CAMERINE,,DHE NA KANE VRARE MIJERA VETA,,,GREKU KA NJE ARME TE FORTE((PABESINE)))FAIK KONICA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore