Spitali i kirurgjisë ngrihet pas 90 vitesh mbi godinën e vjetër! Rama për PPP: Privati investon ato para që shteti nuk i ka në moment (VD)

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë, i cili është ringritur pas 90 vitesh në godinën e vjetër në Qendrë Spitalore Universitare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në ambientet e reja të spitalit, Rama ironizoi akuzat e opozitës lidhur me investimet e bizneseve private, të quajtura ndryshe PPP (Partneriteti Publik Privat).

Rama theksoi se nuk do të shkurtohet asnjë investim për shkak të emergjencës së tërmetit. Më herët, më anë të postimi në profilin e tij zyrtar, kreu i qeverisë e cilësoi spitalin e ri një tempull të shëndetësisë shqiptare. Rama vuri në dukje edhe përbërjen e ambienteve të tij, me 7 salla moderne operacioni, aparatura të teknoligjisë së fundit si dhe njësi terapie bashkkohore, të cilat siç ai tha çojnë në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.

"Nje spital ultramodern për kirurgjinë - Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri. 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë, aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit, njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale, laborator i nivelit të lartë teknologjik, 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët", shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së mbajtur tha se do të kryhen më shumë se 32 mijë ndërhyrje me aparatura të teknologjisë së lartë dhe me instrumentat e rinj kirurgjikalë, duke ulur ndjeshëm infeksionet. Manastirliu siguroi se investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë. “Transformimi i qendrës më të madhe spitalore në vend, vijon me investime të tjera. Plot 30 milion dollarë po investojmë në QSUT, për ndërtimin e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, i cili përfundon vitin e ardhshëm dhe ndërtimin dhe rehabilitimin e Spitalit Pediatrik, investime që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët”, tha Manastirliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Shërbimet online/ Rama batuta në QSUT: Për të gjetur një njeri të zhdukur duhej karta e tij e identitetit, siç i humbi gruaja atij kur ra tërmeti

Kryeministri Edi Rama u ndal të fliste edhe për shërbimet që do të ofrohen online, ku vuri theksin te karta e shëndetit. Përmes batutash Rama solli në vëmendje edhe një të prekur nga tërmeti i cili kërkonte gruan, duke thënë se më herët kur humbiste një person i kërkonin mjetet e tij të identifikimit.

"Deri më sot kemi pasur një fluks marramendës, masiv, popullatë në lëvizje për të marrë letra këtej e andej për një vërtetim, për kartën e shëndetit. Të gjitha këto mbarojnë këtë vit dhe aplikimet mund të bëhen të gjitha nga shtëpia, përmes celularit a një kompjuteri. Të gjitha i janë kërkuar qytetarit. Kishte një vërtetim që ju s'do e besoni, për të kërkuar një njeri të humbur jashtë shtetit. Ai që e kërkon duhet të paraqesë kartën e identitetit të atij që ka humbur. Nëse do ju humbiste gruaja si atij që i humbi gruaja kur ra tërmeti duhet të kishte pasaportën e saj. Një mal me letra që ne po e heqim. Unë po bëj aplikimin, dua kartën nga shteti, pse ta marr unë kur është detyrë e shtetit", tha Rama.

Ora 13:19
'Nuk ka mjek që do të kthehet te gërshërët që s'presin', Rama për akuzat ndaj PPP: Privati investon para që shteti nuk i ka në atë moment (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në ambientet e reja të spitalit të kirurgjisë ironizoi akuzat e opozitës lidhur me investimet e bizneseve private, të quajtura ndryshe PPP (Partneriteti Publik Privat).

"Nuk është as detyra juaj që të ngrini zërin për këtë por nuk besoj se ka ndonjë mjek që do të ndërpresim investimet për shëndetësinë dhe të kthehen te gërshërët që nuk presin vetëm se është PPP. Nëse sot ne kemi kapacitetin për të furnizuar spitalet, kjo është si pasojë e investimeve të privatit. Privati investon para që shteti nuk i ka në atë moment. Shtetit shlyen. Si mundet të ndërpritet ky program, kjo marrëveshje, ky proces. Kjo është një sfidë, ashtu si mirëmbajtja. I kam kërkuar ministres të hapin një proces për një mirëmbajtje të integruar. Po të shikosh se sa shumë kanë mundur të bëjnë mjekët dhe sa keq janë trajtuar ata nga ata që duhet t'i jepnin në dorë sistemin e punës atëherë puna e tyre është shumëfish më e vlerësuar. Nëse shohim shifrat një ngjarje fatkeqe në një proces operacioni bëjnë lajm, por 60 mijë të suksesshme. Fshihen nga një dy raste në vit. Sfida jonë është të vëmë në shërbim ku dija juaj bën më të mirën. Mirëmbajtja e aparaturave është një sfidë e madhe. Kemi bërë një progres të madh por akoma kemi nevojë të përmirësojmë sistemin", tha Rama.

Ora 13:09
'Nesër do ju sjell hudhrat', Rama: Nuk do shkurtojmë asgjë për shkak te emrgjencës së tërmetit (VIDEO)

Kreu i qeverisë deklaroi se ambientet e reja të spitalit të kirurgjisë në QSUT është një investim 30 milion dollarësh, ndërsa u shpreh se nuk do të shkurtohet asnjë investim për shkak të emergjencës së tërmetit. "Është bërë një zgjedhje e duhur dhe unë e hoqa nga shënimet e mia sepse Ogerta e kishte në krye të citimeve të saj Frederik Shirokën dhe po i referohem atij për të sjellë në vëmendje se në fund të ditës dallimin e bën dija. Vlerësoj se duhet pasur në vëmendje se është një dije shumë e madhe. Nesër do ju sjell me varg me hudhra ta vendosni te dera spitalit. Ne katunarët si i thonë nuk kemi  shkollë por eksperiencë. Dua të shtoj faktin se përtej investimeve që në shëndetësi nuk mjaftojnë kurrë, ka një ministër që është armik që është shpallur armik në çdo qeveri që është ministër i Financave ndërsa më i pakënaquri është Ministri i Shëndetësisë. Ne kemi investuar në zhvillim 30 milion dollarë për këtë qendër që është shumë me atë që është bërë më parë dhe pak për nevojat. Njerëzit kërkojnë gjithçka dhe e kërkojnë tani pa marrë parasysh kostot. Ne nuk do shkurtojmë asgjë për shkak të emergjencës së tërmetit pasi duhet të adresojmë një nevojë kolosale për rindërtim", tha Rama.

Ora 13:04
Rama: Ambientet e reja të spitalit do i mundësojnë studentëve të ndjekin operacionet në ekranin e auditorit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët e kirurgjisë tashmë do shikojnë përmes kamerës në auditor të gjitha ndërhyrjet klinike. "Shëndetësia nuk është vetëm spitali kryesor por një rrjet i tërë shërbimi për ta lehtësuar atë. Deri pak vite më parë këtu bëheshin të gjitha shërbimet. Këto mjedise të reja por edhe mjediset e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do ofrojnë mundësi për praktikën e studentëve. Përmes kamerës në auditor do transmetohet të gjitha ndërhyrjet klinike. Mundësia për të ndjekur operacionet dhe krijimi i një arkive operacionesh të ndërhyrjeve të gjithë profesorëve të nderuar këtu, mund të krijohen shembujt", tha Rama.

Ora 12:56
Rama rrëfen çfarë i ndodhi kur vizitoi Kopshtin Zoologjik si kryebashkiak i Tiranës (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e ambienteve të reja të spitalit të kirurgjisë në QSUT, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje një situatë nga vitet kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Po shihja këtë foton e sallës së operacionit, ku muret janë veshur me pllaka si të tualeteve, dhe mu kujtua një situatë nga koha kur u zgjodha kryebashkiak i Tiranës.  Shkova të vizitoja Kopshtin Zoologjik, dhe pashë që edhe vendqëndrimin e luanit e kishin veshur me të njëjtat pllaka.  E kishin vënë luanin në një situatë, që në asnjë xhungël nuk ishte vendosur specia e tij, sepse nuk ecte dot, rrëshqiste, ishte bërë gjysmë delfin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Kjo foto dhe situata që unë kujtova i përkasin kohës kur demokracia erdhi bashkë me pllakat nga Turqia”, tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zsna: 13/01/2020 16:44

    KJO ESHTE PUNE E MIRE ,,BRAVO RAMA,,KA VEND aty per te ndertuar spitale e sherbime te reja,,,sali maskarai nuk beri asgje,,zoti i nxjerrte fare keta ndyresirat e PD.....

    Përgjigju
  • redi: 13/01/2020 14:34

    Zoti Rama ke bere pune shume te mira ne kete vend ,mbi te gjitha rilindja urbane dhe rurale ,si dhe modernizimi i bujqesise .Por ato qe do te heqin nga pushteti do jene PPP Qeveria mund te merrte kredi me te buta se privati dhe nuk ishte nevoja e koncensioneve.Ato jane barre e rende per brezat dhe me kosto shume te larte.Kush te keshillon per PPP te do te keqen se jane anti ekonomike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë