TIRANE-Paraditen e sotme kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inauguruan spitalin e ri të kirurgjisë, i cili është ringritur pas 90 vitesh në godinën e vjetër në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Për të folur për shërbimin i ftuar në studion e Report Tv ishte mjeku reanimator i QSUT-së, Krenar Lilaj. Ai tha se me ndërtimin e spitalit të ri të kirurgjisë, tashmë shteti do të konkurrojë edhe privatin. "Spitali kirurgjikal e konkurron privatin me kushtet e reja. Puna zhvillohet në kushte të reja, që nuk na i ka marrë mendja më parë dhe shpresojmë që dalë nga dalë të rrisim kapacitetin, numrin e operacioneve.
Pas 90 vitesh u ndërtua një spital i ri kirurgjik në Shqipëri" tha ai. Lilaj tha se është rekrutuar stafi i ri në spital, por i pyetur mbi largimet e infermierëve dhe mjekëve drejt Gjermanisë ai tha se "mjekë në Shqipëri ka pasur dhe do të ketë gjithmonë për Shqipërinë dhe Gjermaninë".

Komente

