TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është bashkuar fushatës për dhurimin e gjakut, kontribut ky që shkon në mbështetje të fëmijëve talasemikë. Ky është i dyti vit që stafi i kryeministrisë i bashkohet kësaj fushate, e cila zhvendoset në ambientet e këtij institucioni.
Për të dytin vit rresht, Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare për dhurimin e gjakut. Në ambientet e Kryeministrisë u vendos njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili sot nisi edhe fushatën e dhurimit të gjakut.
Ndër të parët që dhuroi gjak ishte Kryeministri Edi Rama, i pasuar nga stafet e departamenteve të Kryeministrisë.
Kontributi do të shkojë në mbështetje të jetës për fëmijët talasemikë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO