
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re “5 Maji”, theksoi se po vijon ndërtimi i 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë. Ai bëri me dije se banorët do mund të zgjedhin vetë nëse duan para kesh për shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, apo një apartament në lagjen e re që po ndërtohet.
“Shpronësimi kalon javën tjetër, është vlerësuar me çmimin e tregut dhe qytetarët kanë mundësi të zgjedhin ose pagesën kesh, ose një apartament këtu, e cila do të jetë prapë me indeksin e hipotekës, por që ka një vlerë në treg që sa vjen e rritet çdo vit. Pjesa më e madhe kanë zgjedhur të marrin një apartament këtu, në vend që të marrin pagesën kesh”, tha Veliaj.
Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re për 11 mijë banorë, me apartamente e njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe, si edhe vendin ku do të çelë dyert shkolla e famshme franceze e inovacionit "Ecole42".
Lajmi kryesor:
Ndërtimi i lagjes '5 maji' në Tiranë, Rama: Të punohet me 3 turne! Ahmetaj: PD prezantoi programin ekonomik, asnjë fjalë për rindërtimin pas tërmetit












