Rama: Opozita e bëri copë Shqipërinë me artikuj të paguar! 'Post' tërmeti: Çdo bashki do ndërtojë nga 1 shtëpi në Korçë

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme janë takuar me banorë të njësi Njësisë Administrative Nr.10 në Tiranë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qeshorit.

Rama dhe Veliaj takimet i kanë nisur që në mëngjes pasi janë fotografuar së bashku teksa ecin qetësisht në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë në këtë takim kanë qënë të pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe deputetja e Blerina Gjylameti.

Në kryefjalën e këtij takimi ishte zhvillimi i njësisë Nr.10 por nuk kanë munguar edhe bisedat për zonat e tjera në Tiranë.

Ndërkohë Rama ka premtuar se të gjitha bashkitë do të kontribuojnë për dëmshpërblimin e banorëve në tre fshatrat e Korçës që u prekën nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Ironia e Ramës: Saliu dhe luanin e bëri vegjetarian...i kishin rënë dhe flokët

Luani i Kopshtit Zoologjik është bërë pjesë e bisedës së kafenesë që kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet. Ironi, batuta, por fatkeqësisht edhe një e vërtetë e trishtë. Ai zgjidhi luanin, për të treguar dështimin qeverisë së asaj kohë, sipas së cilit nuk mund të siguronin dot as ushqimin e duhur për një luan.

“Jo mishin ia hoqëm, se e ke parasysh ’97 njerëzit kishin frikë dhe ne e ndanim mishin e luanit këtu njerëzve rreth e rrotull. Dhe ia kthyem me bukë tha. Unë thashë se do ngordhte tha, por jo u mësua.  Më kujtohet për herë të parë kur shkova në kopsht zoologjik… o zot o zot! Ishte një luan, ia kishin shtruar kafazin me pllaka si në banjo dhe ai i shkreti nuk ecte dot. I dobët. I kishin rënë flokët. Ishte luani që e kishte sjellë demokracia. Ishte luani që e kishte dhuruar sulltani i Bruneit, luani i demokracisë i thonin. Ia kishin dhënë Saliut dhe Rilindja Demokratike bëri titull bombastik “Zbarkuan luanët në Shqipëri”! Ia kishin shtruar luanit me pllaka banjoje dhe s’ecte dot. Dhe ia kishin shtruar luanit, atje me bar dhe patate. I thashë unë ça ha patate luani. Dhe ajo drejtoresha ma ktheu: Po dhe ditën e diel i japim dhe karota”. E kishin bërë luanin lepur”, rrëfeu me ironi Rama.

Ora 12:10
Erion Veliaj: Ditë e zezë për Kamzën dhe Shkodrën, kryetarët e tyre rrinë dhe pijnë kafe në Tiranë



Kandidati i PS, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme në një takim me banorët e Njësisë nr.10 ku nga aty i ka dhënë një përgjigje edhe deklaratës së kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila gjatë një emisioni televiziv deklaroi se ishte edhe ajo gati që të hidhte bomba molotov në Tiranë.

 “Dëgjova sot Voltanën që thoshte të kisha Molotov i kisha rënë edhe unë. Po ti moj grua e ftillove Shkodrën, që të erdhi tani koha të sulmosh me molotov Tiranën? Shkodra është sot qyteti që ka degraduar më shumë. Pyetja që kam unë për këta njerëz, për Xhelalin, Voltanën, që tërë ditën pinë kafe në Tiranë, është: Kur qenka bërë kaq mirë Kamza dhe Shkodra, pse nuk rrinë atje? Janë të parët që mezi presin të ikin nga qytetet ku janë votuar për t’i drejtuar. Kur Tirana qenka bërë kaq keq sa ju duhet t’i suleni me molotov, pse nuk na bëni një ditë ekskursion në Shkodër ose në Kamzë, ose në këto vende që janë degraduar?”, tha Veliaj.

Më pas Veliaj ka theksuar se pas zgjedhjeve të 30 qershorit do të fitohen edhe bashkitë e tjera dhe PS do t'i kthejë në qyetet të rregullta.

“Ka vetëm një forcë që bën qytet dhe që bën shtet. Ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Edhe në Kamzë, edhe në Shkodër do të bëjmë mrekulli. Dita kur ka mbërrit që kryetari i Bashkisë së Shkodrës të rrijë vetëm në Tiranë dhe të mos dojë të kthehet në shtëpi të vet, është një ditë e zezë për Shkodrën”, tha Veliaj.

Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën duke thënë se ata nuk kanë mbjellur qoftë edhe një pemë të vetme.

Kujtoni pak, para 4 vitesh kopshtet i gjetëm tamam si burgjet e asaj kohe. Lëpihej mureve jeshilja e lagështirës, me ujëra të zeza, dilte myku e rritej kërpudha atje ku rriteshin fëmijët. Sot jemi në një situatë ku ndoshta nuk jemi perfekt, por çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, edhe shkollat e reja, janë model. Nuk është puna që s’dinë, ata nuk duan, se për sa kohë që fëmijët i ke jashtë, për sa kohë që pasaportat i ke të huaja, mjafton t’ia bësh flatrave kështu, dhe sa mirë me qenë shqiptar, dhe disa njerëz vazhdojnë votojnë ata që Shqipërisë i kanë bërë vetëm keq. Se po ta shihnin fëmijën e tyre që do shkojë tek një çerdhe publike, tek një kopsht publik, tek një shkollë publike, nuk do t’i linin ashtu. Por ngaqë nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri, ngaqë kanë ndërruar shtetësinë dhe Shqipërinë e shohin vetëm mish për top, dhe mundësi për karrige, ndaj dhe nuk i bëjnë. Ju mendoni se me gjithë atë energji, me gjithë atë molotov, nuk mund të mbjellin një pemë, nuk mund të bëjnë një ditë pastrimi, 4 vjet? Mirë që nuk erdhën 4 vjet në Këshill Bashkiak, por 4 vite nuk mbollën një pemë. E dini pse? Nuk e shohin të ardhmen këtu. I kanë zgjidhur kalamajtë e tyre, i kanë zgjidhur hallet e tyre, i kanë zgjidhur pasaportat e tyre të huaja, dhe ne u themi atyre në daç hajdeni, në daç mos hajdeni, por ne plan tjetër përveç Tiranës dhe Shqipërisë nuk kemi. Kemi vetëm këtë plan dhe vetëm këtë qytet”, shtoi Veliaj.

Ora 11:00
Nga Kampusi Universitar te projekti i Kopshtit Zoologjik, ja projektet transformuese për të cilat foli Rama dhe Veliaj



Kryeministri i Edi Rama dhe kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e nisën ditën e sotme me një kafe me banorët e Njësisë 10, me të cilët biseduan për disa nga projektet transformuese që do të vijojnë të zbatohen edhe në 4 vitet e ardhshme në kryeqytet. Një nga projektet më të mëdha dhe që vjen edhe si përmbushje e Paktit për Universitetin është ndërtimi i Kampusit Universitar.

Kryeministri Rama tha se projekti është në punë e sipër, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj shtoi se përveç kampusit të Qytetit Studenti do të bëhet edhe ai i Akademisë së Rendit. “Jemi në fazën kur po i bashkojmë të dyja projektet, edhe atë për kampusin e Akdemisë së Policisë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kreu i qeverisë vuri theksin edhe te nevoja për ndërtimin e një Teatri të ri Kukullash modern dhe me të gjitha kushtet te zona ku sot ndodhet Garda e Republikës dhe ku do të ndërtohet edhe Biblioteka e re Kombëtare. “Aty ku duam të bëjmë Bibliotekën e re Kombëtare, aty mund të bëjmë edhe një teatër të bukur kukullash për fëmijë. Shkova një ditë me Zahon te kopshti zoologjik, aty shkoja çdo të dielë se kisha burrin e hallës që merrej me muzikë, rrija tek kabina e tij dhe e mbaj mend shumë mirë, më është fiksuar që i vogël si ka qenë, aty çdo të dielë bëhet mizë lisi dhe gjysma ngelen jashtë se nuk futen dot”, tha Rama.

Veliaj tha se në 4 vitet e ardhshme një tjetër projekt është edhe ai i transformimit të Kopshtit Zoologjik dhe Botanik. Kryebashkiaku shtoi se qeverisë do t’i shkojë nga Ministria një VKM e cila do bëjë dhe kalimin e pronës te Bashkia e Tiranës, për të filluar më pas zbatimin e projektit. “Do vijë VKM që bashkon Kopshtin Zoologjik me Kopshtin Botanik, kemi edhe një dakordësi me dekanin e Shkencave të Natyrës. Ata nuk kanë fuqi që ta mbajnë, ne do të bëjmë një marrëveshje ku do të themi që Bashkia menaxhon Kopshtin Zoologjik dhe Kopshtin Botanik si një njësi e vetme. Marrëveshja do t’u japë akses të plotë atyre për nevojat e mësimore, për eksperimente biologjike, të klasave të hapura, të praktikave studentore. Por, me mirëmbajtje nga bashkia. Kemi përgatitur gjithë materialin dhe mund ta hapim garën për projektin vetëm kur të kemi pronën. E kemi ndarë në tre faza, botaniku, zoologjiku dhe lidhja mes tyre, në formë tuneli si një akuarium”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se një nga projektet që do prekë edhe këtë njësi është ai për çlirimin e trafikut të makinave në pjesën e Unazës së Vogël nëpërmjet kalimit të saj nën tokë, nga segmenti te Shallvaret deri te pjesa përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë. “Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë idea e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje”, tha ai.

Ora 10:12
'Paguaj para për artikuj jashtë Shqipërisë', Rama opozitës: Tmerr! E bënë copë Shqipërinë


Kryeministri Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative nr.10 është pyetur edhe në lidhje me zgjidhjet e 30 qershorit, ku ka pohuar edhe një herë se zgjedhjet do të kryhen dhe data nuk do të ndryshojë.

Më pas Rama ka 'thumbuar' edhe opozitën duke thënë se ka persona që paguajnë për të shkruar artikuj që baltosin Shqipërinë.

"Hall i madh. Balta e madhe që po hedhin lartë e poshtë. Jo thjesht ne por edhe jashtë Shqipërisë paguajnë, hidh artikuj këtej, hidh andej. Në atë rast gazeta merret me gjëra të tilla, i kanë çuar e ka bërë, puna e vetë. Por shumë angazhim, shumë energji. E tmerrshme.Tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë vetëm për, nuk e di. Nuk e bën asnjë në botë, të gjithë kanë pasur opozitë, të gjithë kanë pasur beteja. Të gjitha vendet që kanë qenë në BE, edhe Bullgaria kishte bojkot por morën presidencën e BE-së, 6 muaj bënë paqe politike. Më vjen keq, po asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun. Të gjithë ato që dolën nga ato historira ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma. Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a ty e kupton jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh."  ka thënë Rama.

Ora 10:09
Rama: Fond nga çdo bashki për Floqin, do t'ua bëjmë shtëpitë brenda verës

1559895109_rama.jpg
Gjatë takimit që Rama dhe Veliaj kanë patur me banorët e Njësisë Nr.10 në Tiranë, ata kanë folur edhe në lidhje me situatën në qytetin e Korçës pas tërmeteve të rëna në këtë zonë.

Rama ka premtuar edhe një herë, se qeveria do të bëjë të mundur rregullimin e banesave dhe kompensimin e banorëve. Kryeministri më pas ka thënë se në ndihmat e fshatrave të prekura do të kontribuojnë edhe bashkitë socialiste.

"Për Floqin do bëjmë fond solidariteti, çdo bashki do marri përsipër një shpi. Do bëjmë një llogari dhe një pjesë të fushatës nga KQZ ti fusim aty. Më mirë një shpi për ata sesa postera dhe reklama. Do ta bejmë. Ishte shumë keq ishin dëmtuar shumë. Një fëmijë i vogël qante aty. Kishte qënë shumë i fortë. Tmerr i madh. Ta fillojmë ta mbarojmë brenda verës. Ishte shumë ftohtë. Ta mbarojmë nga shtatori." ka thënë Rama.

Ndërsa Veliaj ka thënë : "Edhe ne si Këshill do të japim një ndihmë jo të vogël. Po të ndahen është okej."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 07/06/2019 15:52

    Kalle Tiranen mor Birish

    Përgjigju
  • Ta ve lala sone.: 07/06/2019 12:25

    Para Laçi ka plotësisht të drejt. Ti ed rama palla ku i ke premtimet se do e çoje sal kriminelin në burg. Ku i ke fjalët ke fakte me tonelat për kriminelin salhe e i ruajte bythën ai vazhdon bën karshillik. E ti të ru noc rrokun o ed palla se u talla.

    Përgjigju
  • Para Laci: 07/06/2019 11:33

    Po' ti e bere zi Shqiperin, me hashash, populli te besoj ty kur flet ne skene,por nuk dinim se pas perdes se skenes ishte plot me kriminele drogaxhije,i more ish ushtaret e PD dhe i bere kostum shteror analfabete nuk kan as 4 vite shkoll as me fillore,Duke filluar qe nga Laci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë