Turqia i ka dhuruar vendit tonë 1000 fidanë, të cilat do të mbillen në liqenin e Farkës.
Ky dhurim është bërë në kuadër tënismën “Frymëmarrje për të ardhmen” e ndërmarrë nga presidenti turk Erdogan në disa vende të botës.
Rama, gjatë fjalës së tij falënderoi publikisht Turqinë dhe presidentin Erdogan për dhuratën e çmuar, duke shtuar se ky është një aksion që po ndodh në të njëjtën orë në disa vende të botës, ndërsa do të mbillen gjithsej 11 milionë fidanë. Kjo nismë sipas tij është futur në librin Giness. Në fund Rama teksa mori një dhuratë nga mabasadori turk në vendin tonë tha se Erdogan është mik i shqiptarëve.
Në këtë ceremoni ku merrnin pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit, Bledi Çuçi, ambasadori turk, Murat Ahmet Yoruk, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se mbjellja e këtyre pemëve të reja është paja më e mirë që i lihet gjeneratës së ardhshme.
“Ne vijmë nga një eksperiencë që kryeministri ka përmendur shpesh, eksperienca e viteve ’90, ku i shpallëm luftë natyrës, ku premë çdo pemë, ku ndotëm lumenj, duke filluar nga Lana në Tiranë, apo tek lumenjtë e mëdhenj të Shqipërisë, ku ndërtuam pa kriter. Besoj se jemi sot në një fazë ku edhe prej pandemisë kemi reflektuar për të bërë një paqe me natyrën. Dhe ndaj gjithë kjo eksperiencë e mbjelljes së pemëve, që filloi me Edi Ramën kryetar Bashkie ne vitet 2000-2011, mori një pauze 4-vjeçare, pastaj rikuperoi prapë, dhe fakti që sot po i rikthejmë Tiranës një pajë e cila në bashkëpunim me komunitetet e zonës, në bashkëpunim me njësitë administrative, duke shfrytëzuar asetet që kemi siç janë këto liqene dhe këto lumenj, do jenë ndoshta një pajë dhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Veliaj.
"Është një inivciativë e ndërmarrë nga Erdogan për mbjelljen e1,000 fidanëve. Dua të falenderoj ambasadorin i cili këmbënguli që ne të ishim të gjithë bashkë dhe ky është një sinjal shumë i mirë. Dua të falenderoj kryetarin e bashkisë. Mbjelja e pemëve frutore një mesazh për të gjithë brezat. Bashkëpunimi do të vazhdojë me ju", tha Çuci, i pranishëm në ceremoni.
Parku i Farkës nga një tokë djerrë dhe vendgrumbullim plehrash deri 5 vite më parë, është transformuar nga Bashkia e Tiranës në një destinacion të preferuar të kryeqytetasve për të kaluar orët e lira.
Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga Ambasadori i Turqisë Në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk, teksa kanë qenë në liqenin ne Farkës për të mbjellë 1 mijë pemë, në kuadër të nismës të ndërmarrë nga presidenti i Turqisë Erdogan në disa vende të botës.
Në Farkë Rama ka marrë dhuratë nga ambasadori një "pare të vjetër Osmane".
"Dua tu falenderoj për pranimin e ftesës tonë e cila i është kushtuar një vëmendje të veçantë programit që vazhdon të jetë nën vëzhgimin e Erdogan. Ky projekt është një projekt që është filluar nëpërmjet iniciativës kryesore të Erdogan vitin e kaluar dhe tashmë siç po e shikojmë në këtë manifestim e cila përhapet dalëngadalë në të gjitha vendet e rajonit. Po zbatohet në 30 shtete të botës", tha ambasadori.
Kryeministri Edi Rama nga Farkë ku ka shkuar për mbjeljen e 1 mijë pemëve në ditën e "Frymëmarrjes për të ardhmen", një projekt i inicuar nga presidenti turk Erdogan, e ka falenderuar atë për këtë nismë që tashmë është bërë traditë edhe në vendin tonë.
Kjo nismë tha Rama ka hyrë edhe në librin guiness të rekordeve. Ndërsa falenderoi ambasadorin turk në Shqipëri që ishte me të në Farkë, vuri theksin te miqësia që ka me të dhe me presidentin Erdogan.
"Ky është edicioni i dytë i një festivali ndërkombëtar, organizuar nën kujdesin e Erdogan, në edicionin e parë në shumë vende të botës në të njëtjën orë janë mbjellë 1 milion penmë. Ka hyrë edhe në librin guiness të rekordeve. Sot nëTiranë jemi së bashku në të njëjtën orë me një numër të konsiderueshëm të vëndeve të tjera për të mbjellë në liqenin e Farkës 1 mijë pemë në një proces ku tirana ka qenë në vijën e parë me një ndërprerje të vogël. Jam shumë krenar që sot ne shohim frutet e prekshme të maratorumit të vendosur disa vite më parë që ka daluar prerjen e pyjeve përveçse për nevojat e popullsisë në zona të caktuara. Ka ndaluat dhe gjuetinë. Kemi një ripërtëritje të vzhdueshme dhe të faunës. Shumë faleminderit për këtë nismë dhe për praninë e vetë ambasadori një mik i mirë i shqiptarëve siç është padyshim i tillë edhe Erdogan", tha Rama.
Do kishte me vlere nisma,/Frymemarrje per lirine dhe te drejtat e njeriut/ ne Turqi se jane shtypur e neperkembur.Nese /MUSOLINI I TURQISE/ mendon se do marre pike dhe do na beje per vete me keto numra,duhet ta dije se shqipot nuk i ben dot pervete si DISA.
Përgjigju1000 PEME JANE PAK O EDI RAMA ,,,,,duhen mbjellur 10 milion peme ne te gjithe shqiperine sidomos ne veri ,,ku kemi prerje masive.....pishe,,ah,dushk,rrap,geshtenje,,arra,plep,,,etj....
PërgjigjuMjere arnautet dhe Albanistani ne dore kujt jemi.Nga do te shkosh qelbet turk. As per pushime nuk kthehem ma ne Shqiperi.
Përgjigjutani e mori lumi shqiperin qe nuk do vish ti per pushime...pse mor leshko ja ben shqiperis kete?/? shume gjynah,,mbaje kafazin se zogu te ka ikur me kohe
As edhe një fie turpi nuk e ka, bythë e kok një sojë !
Përgjigju