Kryeministri, Edi Rama, e cilësoi dhunën gjatë protestave si të pajustifikueshme, ndërsa apeloi që të distancohen prej saj

“Atyre u them të distancohen nga dhuna. Idetë janë çështje zgjedhje dhe në një vend të lirë e demokratik gjithkush mund të ketë idetë e veta. Por dhuna nuk është ide. Dhuna është krim. Dhuna është armik i demokracisë, është armik i lirisë, është armik i qetësisë, është armik i sigurisë dhe nëse Shqipëria ka shumë gjëra për të bërë ende, Shqipëria ka një domosdoshmëri absolute për të garantuar në të përditshmen e vetë sigurinë. Sigurinë e pacënueshme të rendit dhe të lirisë dhe të qetësisë së çdo individi, të kujtdoqoftë që qarkullon i lirë në rrugët e vendit dhe jo më të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të vetë.

Ka një orë për të folur për të gjitha. Ora për të folur sot ishte kjo. Nesër do t'ju ekspozojmë të tjera gjëra, për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur tek informacioni, të rrënjosur tek funksionimi i institucioneve, bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama publikon fotot e 45 personave me precedentë penal në protestë: Përgatitjet nisën muaj më parë, u futën lëndë eksplozive! Financim nga krimi i organizuar e forca të huaja, PD glasa mbi tortë (VIDEO)