Rama:Dhuna në Serbi?Imazh që
s'vjen më!Ne mikpritje shembull

Rama:Dhuna në Serbi?Imazh që<br />s'vjen më!Ne mikpritje shembull
ÇEKI - Praga zyrtare tregohet bujare për herë të dytë me Shqipërinë në funksion të stabilitetit në rajon. Pas votës pro marrjes së statusit të vendit kandidat, Çekia konfirmon mbështetje edhe për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo i është konfirmuar publikisht kryeministrit Edi Rama nga homologu i tij çek Bohuslav Sobotka gjatë vizitës zyrtare në Pragë 

"Midis prioriteteve konstante dhe të qëndrueshme të politikës së jashtme çeke bën pjesë zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për sa i përket Shqipërisë, ajo e mori statusin e vendit kandidat dhe ne atëherë e përkrahëm me vendosmëri, kurse tani ka rëndësi fillimi i negociatave midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim Shqipëria duhet të jetë e sigurtë se do të ketë përkrahjen tonë. Ne jemi të bindur se, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është parandalimi më i mirë për çdo problem që mund të lindw nesër në këtë rajon. Kështu që, edhe kriza e sotme e emigracionit na bën të reflektojmë se sa i rëndësishëm është stabiliteti në Ballkan dhe sa e rëndësishme është që në vitet e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen gradualisht në strukturat integruese të BE. Në muajt e ardhshëm do të jenë dhe shumë anëtarë të qeverisë çeke që do të vizitojnë Shqipërinë, si p.sh Ministri i Bujqësisë, Ministri i Mjedisit dhe jemi plotësisht të gatshëm që t’ju ndihmojmë në fazën përgatitore për të hyrë në Europën e Bashkuar, duke shkëmbyer eksperiencën e ekspertëve tanë, të cilët këtu punuan gjatë hyrjes së Çekisë në BE dhe sot unë i ofrova bashkëpunimin tonë në këto fusha edhe qeverisë shqiptare", u shpreh Sobotka.

"Mirënjohje për qeverinë aktuale, qoftë për të mëparshmet, sepse ka pasur një konstante lidhur me mbështetjen e vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE. Dua të shpresoj që Çekia dhe një numër vendesh anëtare që e mbështesin hapur çeljen e negociatave, të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë", u shpreh shefi i qeverisë shqiptare.

Duke ndalur tek emigracioni kryeministri Edi Rama i kërkoi Brukselit strategji të unifikuar për të zgjidhur krizën me emigracionin. 

"Unë besoj që kjo është një krizë, e cila nxjerr në pah shumë qartë atë që dihej, mungesën e një Europe strategjike dhe të gatshme për t’u përballur si një e tërë me problemet e nxehta me të cilat ndeshet. Fatkeqësisht, kemi një Europë që vit pas viti bëhet gjithmonë e më pre e egoizmave kombëtare, e zgjedhjeve të radhës në të gjitha vendet anëtare. Bëhet gjithmonë e më taktike, gjithmonë e më pak strategjike. Kriza e sotme është vetëm pasojë e mungesës së një strategjie të qartë të përbashkët europiane, pastaj dhe më gjerë, lidhur me zhvillimet e kahershme në Siri. Burimi është atje. Nga ana tjetër, sigurisht që zgjidhja është komplikuar me kalimin e kohës, por imponon domosdoshmërisht bashkëpunimin me të gjithë forcat e interesuara për ta luftuar radikalizmin islamik dhe posaçërisht kalifatin islamik. Unë besoj që përfshirja e Rusisë dhe një qasje globale, është një domosdoshmëri, por sigurisht bazuar mbi një kuadër parimesh të qartë mbi të cilën ka folur dje edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Jam i bindur që do të ishte me vlerë të madhe për të ardhmen që kjo krizë të shërbente si një kambanë e madhe alarmi për vetë Europën, për atë çka Europa duhet të bëjë me vetveten dhe për faktin që është momenti për të mos u dorëzuar forcave antieuropiane, të cilat duke propozuar zgjidhje në dukje shumë të lehta për njerëzit, në fakt ofrojnë kthimin mbrapsht dhe daljen nga historia", - tha Rama.

rama ne ceki

Nga Çekia shefi i qeverisë shqiptare nuk la jashtë fjalës së tij kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin europian te futbollit duke ironizuar Serbinë. 

"Kemi bërë një progres shumë të madh. Në një vit besoj është bërë një progres i barabartë me 100 vjet. Madje, ajo që nuk u bë në 100 vjet është bërë brenda një viti, duke pasur në fokus transformimin cilësor të marrëdhënieve me Serbinë. Meqë jemi në një atmosferë kualifikimesh, Çekia është kualifikuar për në kampionatin europian. Ne u kualifikuam parmbrëmë. Mund t’ju them vetëm se ato pamje që u panë një vit më parë në stadiumin e Beogradit dhe gjithë ajo dhunë masive që shpërtheu kundër kombëtares sonë atje, i përkasin një të shkuare që nuk kthehet më. E një vit më pas, ne jemi në kushte tërësisht të tjera, pasi i kemi ofruar një mikpritje të shkëlqyer skuadrës së Serbisë dhe megjithëse kemi humbur ndeshjen ngushëllohemi me faktin se ata do të na shohin në  televizor kur ne të shkojmë në Francë, në finale", u shpreh Rama.

Nenshkruhen 5 marreveshje
Kryeministri Rama u prit në selinë e qeverisë dhe zhvilloi bisedime me homologun çek Bohuslav Sobotka, ku në qendër ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi europian i Shqipërisë.   Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri ishin ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Në përfundim të bisedimeve dypalëshe u nënshkruan disa marrëveshje e memorandume bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Çekisë:
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Turizmit;
Marrëveshja në fushën e mbrojtjes sociale;
Marrëveshja në fushën e Arsimit;
Memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;
Memorandum bashkëpunimi midis agjencive shtetërore për mbrojtjen e mjedisit. 

Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe kryeministrit çek
Kryeministri Sobotka:
I nderuari zoti Kryeministër, zonja dhe zotërinj më lejoni të bëj disa nënvizime në lidhje me vizitën e sotme të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Edi Rama, këtu në Pragë.  Dëshiroj edhe një herë përzemërsisht t’i uroj mirëseardhjen në vendin tonë dhe të konstatoj që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë, gjatë muajve të fundit kanë përjetuar një dinamikë të re. Ka disa vizita në rangun ministror, apo siç ishte vizita e Kryetarit të Kuvendit çek në Shqipëri. Në vijimësi të kësaj është edhe nënshkrimi i 5 Marrëveshjeve të rëndësishme, siç ishit dëshmitarë sot. Një tematikë e rëndësishme përbën ajo çfarë mund të ofrojë Çekia për ndihmë. Për momentin është përgatitja e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të vështira në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Republika Çeke është e gatshme të japë eksperiencën e saj gjatë negociatave për hyrjen në BE, të japë eksperiencën e saj në përgatitjen e legjislacionit kombëtar, si dhe të ndihmojmë në ndërtimin e institucioneve si në fushën e mjedisit, në fushën e bujqësisë apo agroushqimore.

Gjatë bisedimeve të sotme e sigurova Kryeministrin shqiptar që Republika Çeke i përkrah përpjekjet e Republikës së Shqipërisë për të përmbushur kriteret e fundit për të filluar negociatat për anëtarësimin në BE. Republika Çeke në aspektin afatgjatë e konsideron integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE si një kusht tepër të rëndësishëm për zgjerimin e hapësirës së stabilitetit dhe të prosperitetit në kuadër të gjithë Europës.

Natyrisht kemi diskutuar sot me Kryeministrin Rama gjithashtu, për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Firmat çeke i plotësojnë të gjitha kushtet që të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës shqiptare, në fushën e transportit dhe energjetikës. Konkretisht, shoqëritë tona janë të gatshme të bashkohen në modernizimin e hekurudhave, parqeve dhe në fushën e gazifikimit të qyteteve shqiptare.

Një mundësi e madhe për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona përbën gjithashtu fusha e turizmit. Jemi të bindur se Shqipëria në këtë fushë ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe kam kënaqësi të veçantë që po rritet përqindja e shtetasve çekë, të cilët vizitojnë Shqipërinë. Më vjen gjithashtu shumë mirë që në fushën e turizmit, ne jemi në bashkëpunim e sipër, mjafton të përmendim projektin e shënimeve të rrugëve turistike apo bashkëpunimin midis shërbimit malor të vendit tonë dhe shërbimit malor shqiptar.

Tematika e fundit, të cilën dëshiroj të përmend në këtë konferencë shtypi është bashkëpunimi rajonal midis vendeve të V4 dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Muajin e ardhëm, pikërisht këtu në Pragë do të takohen ministrat e Jashtëm në formatin V4 plus vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të themelohet këtu në Pragë Fondi i Ballkanit Perëndimor, i cili do ta ketë selinë në Tiranë, duke u bazuar në shembullin e suksesshëm të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Do të jetë një përkrahje e shoqërisë së qytetarëve dhe forcimin e kontaktit midis qytetarëve në rajon. Këtë e konsideroj një sukses të jashtëzakonshëm të diplomacisë çeke dhe kjo dëshmon më së miri marrëdhëniet e shkëlqyera mes Çekisë dhe Shqipërisë.

Dëshiroj po ashtu të përmend se me Kryeministrin Rama është hera e dytë që takohemi në një kohë të shkurtër. Herën e parë u takuam vitin e kaluar në dhjetor, në kuadër të samitit që u zhvillua në Beograd. Dëshiroj të përftoj nga rasti që ta falenderoj këtu zotin Kryeministër ashtu siç bëra edhe gjatë bisedimeve tona për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se, si qeveria e Kryeministrit Rama, por edhe qeveria serbe kanë bërë hapa kolosalë në bashkëpunimin e tyre, duke rritur në mënyrë të dukshme shanset për integrimin e Shqipërisë në BE. 

Kryeministri Edi Rama: Së pari, dua ta falenderoj shumë sinqerisht kryeministrin e Çekisë për mikpritjen e ngrohtë dhe për faktin që në delegacionin që na mikpriti përfshiu pjesën më të mirë të qeverisë, të gjitha gratë ministre.

Kam shumë kënaqësi të them se në këtë aspekt keni akoma shumë punë për të bërë, keni akoma shumë pak gra në qeveri. Ne kemi tanimë 30 % dhe nuk jemi të kënaqur.
Së bashku me kryeministrin diskutuam për marrëdhënien mes dy vendeve tona që ka një potencial të madh. Për ne në Shqipëri, të paktën për gjeneratën time, Çekia është një vend me shumë fuqi tërheqëse dhe është e lidhur me momentet e para të përpjekjeve për t’u çliruar nga diktatura e të shkuarës dhe me emrin e Václav Havel.
Nga ana tjetër, unë besoj që duhet të ketë një arsye të fortë sepse për këtë vizitë tonën këtu në Pragë ne patëm numrin më të lartë të kërkesave që kemi pasur ndonjëherë në një vizitë në Europë, nga sipërmarrjet që donin të ishin të pranishme në Forumin e Biznesit që kemi organizuar së bashku.

Kam shumë besim që ka mundësi reale që edhe ndërmjet sipërmarrjeve të shkohet në një stad tjetër. Nënshkruam 5 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit. Unë kam kënaqësinë të nënvizoj se çdo vit ne shohim një rritje të numrit të turistëve nga Europa Qendrore dhe përkatësisht edhe nga Republika Çeke. Së fundmi, në sezonin që sapo mbaroi numri ka shkuar në 14 mijë, por potenciali është shumë më i lartë dhe përfitoj nga rasti t’u them atyre 14 mijëve që t’u tregojnë dhe të tjerëve se sa e bukur është Shqipëria, që në Shqipëri hahet më mirë se në të gjithë anën lindore të Adriatikut dhe se në Shqipëri të presin me po aq dashuri sa të prisnin edhe në Çeki, kur ishit pak më të varfër.

Diskutuam, po ashtu, edhe çfarë mund të bëjmë në aspektin e arsimit, ku ne kemi shumë për të mësuar nga ju. Ndërkohë që kemi një shembull të shkëlqyer në bashkëpunimin mes Ministrisë së Çështjeve Sociale të Republikës çeke, e përkatësisht ministres, të cilën gjej rastin ta falenderoj dhe Ministrisë sonë të Mirëqenies Sociale, që sot kanë kurorëzuar një bashkëpunim intensiv për të njohur reciprokisht sigurimet për efekt pensioni të qytetarëve tanë. Po ashtu, ju keni një bilanc të shkëlqyer lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe të pyjeve. Ne jemi shumë të interesuar që të shikojmë progres në këtë drejtim, duke përfituar nga dija juaj, e padyshim edhe në aspektin e të gjithë atyre reformave në tërësi, të cilat kanë të bëjnë me negociatat në BE.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë, qoftë për qeverinë aktuale të Republikës çeke dhe kryeministrin, qoftë për të gjitha qeveritë e mëparshme, sepse ka pasur një konstante në të gjithë politikën e jashtme të Çekisë lidhur me mbështetjen e vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE. Dua shumë të shpresoj që Çekia dhe një numër i madh vendesh anëtare që tanimë e mbështesin hapur dhe fuqimisht çeljen sa më parë të negociatave të Shqipërisë me BE, të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë me të njëjtën vendosmëri.

Së fundi, e falenderoj kryeministrin për fjalët inkurajuese që tha, lidhur me ecurinë e procesit të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon. Kemi bërë një progres shumë të madh. Në një vit besoj është bërë një progres i barabartë me 100 vjet. Madje, ajo që nuk u bë në 100 vjet është bërë brenda një viti, duke pasur në fokus transformimin cilësor të marrëdhënieve me Serbinë.

Meqë jemi në një atmosferë kualifikimesh, Çekia është kualifikuar për në kampionatin europian. Ne u kualifikuam parmbrëmë. Mund t’ju them vetëm se ato pamje që u panë një vit më parë në stadiumin e Beogradit dhe gjithë ajo dhunë masive që shpërtheu kundër kombëtares sonë atje, i përkasin një të shkuare që nuk kthehet më. E një vit më pas, ne jemi në kushte tërësisht të tjera, pasi i kemi ofruar një mikpritje të shkëlqyer skuadrës së Serbisë dhe megjithëse kemi humbur ndeshjen ngushëllohemi me faktin se ata do të na shohin në  televizor kur ne të shkojmë në Francë, në finale.

E falenderoj shumë kryeministrin edhe për mbështetjen e Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ne besojmë shumë që ky është një hap i duhur dhe mbështetja e duhur për të fuqizuar stabilitetin, për të fuqizuar ndërveprimin. Mbi të gjitha ne besojmë shumë që kjo i bën mirë edhe Serbisë, pavarësisht se disa gjëra në Ballkan ne i kuptojmë me vonesë. Dhe në këtë rast Serbia do ta kuptojë me kalimin e kohës se kjo është një e mirë edhe për Serbinë.

Faleminderit shumë edhe njëherë!
Jemi shumë mirënjohës dhe kemi dëshirë të mësojmë nga eksperiencat tuaja më të mira, ashtu sikundër jemi gati t’u japim eksperiencat tona më të mira. Sepse ngaqë jeni përfshirë shumë me BE, është e rëndësishme që mos ta harroni se ku ishit dhe ne mund t’ua kujtojmë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open