Euro 2024/ Spanja 'merr hak', mposht 1-0 Italinë dhe kalon në 1/8! Buzëqesh Shqipëria

Euro 2024/ Spanja 'merr hak', mposht 1-0 Italinë dhe kalon në 1/8! Buzëqesh Shqipëria

Spanjë 1-0 Itali

GELSENKIRCHEN - Kjo e enjte e Euro 2024 u mbyll me fitoren 1-0 të Spanjës kundër Italisë. Në Grupin B të Euro 2024 iberikët "morën hak" për eliminimin e tre viteve më parë në gjysmëfinalet e Euro 2020 (që u zhvilluan në 2021 prej pandemisë). Me fitoren e dytë në po kaq ndeshje në këtë Evropian, Spanja është skuadra e dytë që kalon në 1/8 duke iu bashkuar Gjermanisë.

Dueli në "Veltins Arena" nisi me Spanjën më kërkuese dhe bindëse, teksa vendosi autogoli i Calafiorit në minutën e 55-të që iberëkt të mposhtin kampionët në fuqi.

Me këtë tri pikësh Spanja kalon më tej duke pasur gjashtë pikë, teksa ndeshjen e fundit në grup e luan të hënën në 21:00 kundër Shqipërisë në Dusseldorf. Kuqezinjtë shpresojnë që të gjejnë një Spanjë më të relaksuar dhe me shpresën se do mund t'i marrin pikë për të shpresuar kalimin më tej.

Pas Spanjës që kryeson me gjashtë pikë, vendin e dytë në grup e mban Italia me tre të tilla, ndjekur nga Shqipëria dhe Kroacia me një pikë. Të treja skuadrat janë në garë për të kaluar më tej. Shqipëri - Spanjë dhe Kroaci - Itali do jenë si dy finale.

Renditja në Grupin B:

Notat e ndeshjes:

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 21/06/2024 00:34

    Fiksss kallo

    Përgjigju
  • Kallo: 20/06/2024 23:39

    Spanja perdor logjiken , ka rast ta eliminoje italine pasi Italia rrihet nga kroacia dhe spanja le jashte edhe Itali dhe Kroacia (kampion dhe bronz ) dhe jep fitore Shqiperia me 3 pik kalon spanj dhe shqiperi ! Varianti tjeter eshte spanja 5:0 Shqiperia , ku 5 golat e spanjes jane te gjithe autogola te Hysaj me shoke

    Përgjigju
    • Sula: 21/06/2024 09:10

      ;)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë