Kryeministri i vendit Edi Rama është bërë pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut në Ditën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, ku sëbashku me nëpunësit civilë, stafin administrativ dhe kabinetin e Kryeministrit dhuruan sot gjak për fëmijët talasemikë.
Rama ka thënë se, ky është një akt solidariteti që është i barabartë me jetën, ndërsa bëri apel për vetëdijesim për domosdoshmërinë e solidaritetit.
“Në fakt është një shprehje e domosdoshme solidariteti, por është një nga ato shprehje solidariteti, ku jo vetëm përfitojnë ata që janë nevojë, por përfitojnë edhe ata që japin gjak, sepse është një proces shumë i shëndetshëm për organizmin. Kështu që, arsyeja pse unë i bëj thirrje të gjithëve të japin gjak është se duke pasur parasysh aq shumë fëmijë dhe aq shumë njerëz që kanë nevojë jetike për gjak, mundet që në të njëjtën kohë të bëjnë një proces të dobishëm për organizmin e tyre.
Jam shumë krenar që ne e kemi këtë traditë shumë të vjetër, që nga koha e bashkisë së Tiranës, vazhdojmë ta bëjmë dhe aq më mirë akoma që rritet numri i atyre që vetëdijesohen. Kështu, në ndryshim nga viti i parë, këtu e gjithë administrata e ka kuptuar që duke dhënë gjak, faktikisht bën një akt shumë të rëndësishëm për njerëz dhe në radhë të parë fëmijë në nevojë jetike.” tha ai.
Angjelina Pulluqi, përfaqësuese e Kryqit të Kuq bëri thirrje për mbështetjen e fëmijëve talasemikë.
“14 qershori është Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Për këtë vit janë mbledhur në rang vendi 3000 qese dhe vetëm nga Tirana 1500. Do të përfitoja nga rasti tu bëja një thirrje njerëzve të shëndoshë që kanë mundësi të dhurojnë gjak që është një veprim human, është një shpëtim jete, është një buzëqeshje për një fëmijë talasemikë dhe do t’i ftoja të gjithë t’i bashkohen thirrjes sonë për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë. Më vjen mirë që 14 qershori si shumë herë të tjera finalizohet pikërisht në Kryeministri.” tha ajo.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com