Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga një takim 3 orësh me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës se, qeveria do të mbulojë në janar 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit.

Teksa takimi është zhvilluar midis debateve të vazhdueshme në kuadër të tetë kërkesave të parashtruara, kreu i ekzekutivit iu drejtua studentëve duke u thënë se në të vërtetë arsimi ka më shumë probleme sesa tetë pikat e parashtruara, pavarësisht se iu ripohoi për të disatën herë se qeveria do të ndërmarrë përsipër plotësimin e tyre

Rama tha prerazi në këtë takim se do të shkarkohen të gjithë anëtarët e bordeve të universiteteve që janë vendosur nga qeveria, si dhe ripohoi punësimin që do t'iu ofrohet studentëve të ekselencës nëpër administratat e shtetit. 

Rama ripërsëriti më tej qëndrimin e qeverisë ndaj cështjes së heqjes totale të tarifës së studimit, duke u shprehur se tarifa do të hiqet vetëm për studentët ekselentë dhe ato të ardhur nga familje me nevoja ekonomike.

Ndërkohë paralelisht me këtë takim, studentët e Tiranës kanë vijuar protestën e tyre, e cila tanimë ka hyrë në ditën e 15 të saj. Ata e nisën në orën 10:00 me bllokimin e rrugëve kryesore në kryeqytet, ndërsa më pas i janë bashkuar grupit të studentëve që gjendeshin përpara Kryeministrisë. (Lexo këtu)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
'Studentët nuk dialogojnë me ju sepse s'kanë besim', Rama: Shumë mirë bëni, por puna është 'beso e kontrollo'

Një tjetër student i Universitetit Bujqësor të Tiranës i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se studentët nuk pranojnë dialogimin me të pasi nuk kanë më besim tek ai. 

“Pse nuk bisedojnë, sepse nuk kanë besim, ka rënë besimi. Kthejuani besimin, plotësoni kërkesat”, tha studenti. Kreu i ekzekutivit ka reaguar menjëherë, duke thënë se rruga e duhur që duhet ndjekur është e të besuarit dhe e të kontrolluarit. 

“Kjo botë nuk është as e frikacakëve, as e qaramanëve. Ai djali foli për konviktet, jam shumë dakord, unë kam qenë në shtëpi, që është e pabesueshme, si ka mundësi që atje kam gjetur shtëpi me të gjitha dhjeta, duke mësuar me cadër në shtëpi, e imagjinoni? Këtu ka filluar një kërkesë si për komunizëm, shteti të bëjë këtë, atë, qeveria bën atë që mundet, nuk e bën gjithmonë mirë, mund ta shani. Shumë mirë që nuk keni besim, beso e kontrollo është puna, beso e kontrollo është puna, por s'kam besim prandaj nuk flas me ty nuk funksionon. Këtu do jemi do shohësh qeveri të tjera, kryeministra të tjerë dhe do të më kujtosh, do shkosh në gjermani, do jesh më i ditur, do kuptosh se bota është e trimave dhe ti do bësh sukses”, iu drejtua Rama studentit.

Ora 12:20
'Unë jam ngelësi ndërkombëtar', Rama i përgjigjet studentit të UBT-së: Keni ditë që vetëm bërtisni dhe s’flisni (VIDEO)

Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi ta marrë fjalën duke artikuluar “përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar”. Fill pas kësaj fjalie, studenti i doli në mbrojtje dy të tjerëve që iu kundërvunë Ramës dhe rektorit Brahri Musabelliut, si dhe studentëve protestues.

“Përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar. S’më pëlqen se si ju iu kthyet dy studentëve, studentes së parë dhe tjetrit. Madje s’më pëlqeu fakti se si justifikoheni dhe hiqni përgjegjësinë nga institucioni juaj dhe ia vini Universitetit. Ne të kemi zgjedhur. Më pëlqeu përgjigja e studentit dhe shpresoj që rektori mos ta kapë personale me të dhe mos të ngelë. Ju thoni ‘katranjozët protestojnë’, por ata kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre. Kjo është e papranueshme dhe të na fusni të gjithë me një thes”, tha studenti.

Rama iu përgjigj duke u fokusuar tek reforma në arsim dhe duke i cilësuar se pavarësisht problemeve në arsim, shkolla e lartë tanimë nuk merret dot as me lekë dhe as me mik.

“Shumë faleminderit! E para eprori nuk je as ti as ajo vajza. As unë s’jam. Të flas unë, se s’të ndërpreva. Për veten time e kam merak të fitoj debatet. Por është barazi. Nuk kam çfarë mendoj. S’jam ai politikani që bën sikur kupton dhe bën si i butë. Eprori nuk është as ti as e as ajo vajza. Epror bashkë me fjalën ‘këllqe’ lëreni jashtë, dhe shikojeni në fjalor. Kam ardhur të flasë për përgjegjësi dhe jo për faj. Ju keni 13 ditë që bërtisni dhe s’flisni. Unë pres që ju të flisni. Kush është në vit të parë? Më thoni pak ka ndonjë që ia ka zënë vendin dikush tjetër? Keni futur mik? Keni dhënë lekë? Tani është radha ime për të folur. Sot nuk e çan dot as me lekë, as me mik. Kur ka pikët më të larta, zgjedh djalin e bariut dhe jo djalin tim. Kujt ia kërkoni këtë përgjigje kur jepni lekët për të marrë provime?”, tha Rama.

Ora 11:55
'Kemi pedagogë të paaftë', Rama iu drejtohet studentëve: Bota nuk është e frikacakëve, denoncojini

Teksa studentët e UBT-së deklaruan në takimin me kryeministrin Edi Rama se një pjesë e mirë e pedagogëve të tyre janë të paaftë, kreu i ekzekutivit iu bëri thirrje që t'i denonconin këta pedagogë dhe të organizoheshin, jo me parti por brenda rrjetit universitar.

Shpresoj ta keni kuptuar me anë të kësaj proteste forcën që keni. Ka llo-lloj profesorësh, ka nga ato që jetojnë me mobiljet e Enver Hoxhës akoma, që punojnë pa pagesë jashtë orarit, ka dhe të tjerë që iu sjellin ju vërdallë. Universiteti është autonom. Në këtë autonomi duhet të merrni fuqinë që ju keni. Organizohuni, por jo me parti, por brenda një rrjeti brenda universitetit për veten tuaj. Kjo protestë mund të japi kartën e studentit, librarinë shkencore etj, por duhet të ndryshoni sistemin. Bota nuk është e frikacakëve. Protesta juaj është shenjë e kurajos dhe guximit.

Edi Rama, Kryeministër

Ora 11:35
Mbledhja me studentët në UBT, Rama e ripohon prerazi: Do të shkarkojmë të gjithë anëtarët e qeverisë në bordet e universiteteve

Duke marrë parasysh një nga kërkesat e studentëve protestues, kryeministri Edi Rama tha prerazi në takimin me pedagogët dhe studentët e UBT-së se qeveria do të shkarkojë të gjithë anëtarët e qeverisë nëpër bordet e universiteteve të vendit.

Do t’i shkarkojmë të gjithë anëtarët e bordeve që i kemi vënë ne, do bëjmë thirrje për përfaqësi dinjitoze dhe do ti vëmë në borde si garant të këtij parti, historia plotëso kërkesat se unë po shkoj me pushime nuk funksionin, kërkesat do të plotësohen por këto do të monitorohen bashkërisht, kjo protestë duhet kthyer në institucion. Rruga atje është, dilni në rrugë sa herë që është koha për të dalë në rrugë, por që të mos ngelemi prapë, pse u kujtove tani, të dyja palët duhet të shtyjnë njëra-tjetrën. Jam i vetëdijshëm se cfarë ndihme i keni dhënë ju qeverisë me këtë protestë.

Edi Rama, Kryeministër

Ora 11:25
Rama, studentëve të UBT: Për të varfërit dhe ekselentët, shteti do ta paguajë 100% tarifën e studimit

Kryeministri Edi Rama përsëriti nga takimi me pedagogët dhe studentët e UBT-së qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesës për përgjysmim dhe heqje të tarifës së studimit. Ai u shpreh se studentëve ekselentë dhe atyre të ardhur nga familje me nevoja ekonomike do t'iu paguhet plotësisht tarifa e studimit. Ndërsa për studentët e dobët, Rama u shpreh se do t'iu mundësohet përgjysmimi i tarifës, por me afat. 

Kush merr 9 dhe dhjeta shteti ja paguan 100%, ai që merr 8-9 përse t’i paguhet 50? Shteti t’i paguajë më shumë, pse jo, por kush vjen nga familje me nevojë them t’ia paguajmë 100%. Por më fal, ti vjen në universitet me paratë e prindërve, pi kafe, këtu i shkatërruam disa kafe por që të themi të vërtetën, këtu kafet ishin më të shumta në numër se auditoret. Më pas ti do të t’i paguajë shoqëria provimet e mbetura dhe ti të mos dish asgjë.

Prandaj them që duhet komunikim sepse nga ky debat dhe shfaqjet e shqetësimeve nga media na rezulton se ka një numër studentësh që janë të verbër; atyre do t’ia paguajmë patjetër. Por më dëgjoni cfare po ju them. Ne kemi 100 e ca studentë në të gjithë Shqipërinë dhe unë them që t’i japim bursë të plotë dhe atyre të nëntave, duke arritur kështu numri i tyre në 1 mijë e ca. Edhe ato me katra dhe 5 ta marrin përgjysmimin me afat. T’i themi do të dalësh nga kjo situatë,dil…nëse nuk do, vazhdo, mund të rrish.

Edi Rama, Kryeministër

Ora 11:24
Debat në UBT/ Studenti ironizon rektorin: S'kam këllqe, na falni për edukatën por kaq formim kemi (VIDEO)

Një tjetër student ka krijuar debat në takimin e sotëm të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Teksa i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me nivelin e formimit, i riu ironizoi shprehjen e rektorit të universitetit, duke thënë "s'kam këllqe".

“Na falni për edukatën, se kaq formim kemi. Se kemi një rektor që na tregon këllqet se sa i ka këtu. S’jam ekselent, kam dhe provime të mbartura”, tha studenti, duke iu rikthyer mënyrës së të shprehurit të rektorit përpara se fjalën ta merrnin studentët dhe kryeministri. “Nuk është në këllqet e mia që t’u jap përgjigje për të gjitha pikat pyetjet, pasi disa prej tyre dalin jashtë juridiksionin që ka universiteti”, tha rektori.

Rektori i UBT-së, duke iu përgjigjur ironisë së studentit

Brahri Musabelliu nuk vonoi shumë për të rimarrë sërish fjalën."Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten nëse kam apo jo këllqe. E marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student. Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve, kam zbardhur kërkesat tuaja. Unë s'kam këllqe që të them se do ul tarifat. Kam këllqe për gjëra të tjera. Kam këllqe që në pikën e 7 nuk dialogoj për biblioteka europiane. Por mos harroni se ky universitet ka pasur biblioteka më të mira. Por u dogjën në ’97. Më vjen keq që të artikulohet gjëra që nuk qëndrojnë.”

 

Ora 11:14
Studentët e Universitetit Bujqësor rrethojnë dhe i bëjnë presion gardistit: Hap telefonin ose do kalojmë në të tjera gjëra, vajza: Jam nga Lezha unë (VIDEO)

Kryeministri Rama ishte sot për një dialog me studentët e Universitetit Bujqësor ndërsa në korridore një prej gardistëve ka rënë pre e kërcënimeve dhe presionit nga studentët të cilët pretendonin se ai i kishte fotografuar me telefonin e tij. Për më tepër ndiqni incidentin.

Ora 11:10
Rama në UBT: Titujt akademikë do të verifikohen, por problemi shtrihet tek përdorimi i buxhetit

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga salla e Universitetit Bujqësor të Tiranës se problemi në arsim nuk qendron tek investimi në buxhet, por tek përdorimi me efikasitet i parave. Duke komentuar transparencën e titujve dhe të kërkimeve shkencore, Rama u shpreh se cdo doktorant duhet të hiqet nga një profesor, në një standard normal që është 1 profesor me 3-4 doktorant, si dhe vendosi në pah nevojën për të verifikuar titujt e kopjuar.

Më tej, kreu i ekzekutivit iu drejtua sërish studentëve për dialog, duke vendosur në pah edhe përpjekjet e tij për t'u përshtatur me gjuhën virtuale të të rinjve.

Çdo doktorant duhet të udhëhiqet nga një profesor. Standardi më normal është 1 profesor me 3-4 doktorant. Kemi më shumë doktorantë për km/katrorë. Duhet të verifikojmë titujt se ka dhe me kopje. Problemi jonë është sesa i përdorim me efikasitet paratë tona. Sa i përket praktikave. Se di kush i ka shkruar 8 pikat. Për mua janë të rëndësishme se na sollën këtu. Ato do të plotësohen 1 për 1. Angazhimi i qeverisë është që ato do të adresohen. Ne do dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njësoj. Dhe një pjesë për secilin universitet. Duke u nisur nga çfarë dëgjojmë këtu se s’do i shpikim.

Si do t'i plotësojmë në distancë? Në Instagram? Po ua kam thënë në Instagram. Qeveria e pranon sfidën për të plotësuar ato pika, por si kur qeveria thotë ‘eja t'i plotësojmë’ dhe studentët thonë ‘jo nuk vimë!’ Më shkruante dje një zonjë; ‘ore ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogoj me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon’. Mua të shkretin më keni bërë instagramist, duke dialoguar me shenja.

Edi Rama, Kryeministër

Ora 10:50
Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)

Takimi i kryeministrit Edi Rama ka nisur me pyetje të disa studentëve, si dhe me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i drejtoi pyetjen nëse janë rritur apo jo tarifat dhe më pas i tha publikisht se i ishte mbajtur i fshehtë prania e tij në takim. Pas fjalës së saj, vajza vendosi të largohej. Kaq mjaftoi që të reagonte kryeministri Rama.

“Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Ose nga ju kryeministër, ose nga rektori. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin). Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa”, tha ajo.

Rama iu drejtua studentes duke i thënë se për të pritur një përgjigje, do t'i duhej të qëndronte. Kreu i ekzekutivit i tha studentes më tej se nuk ishin këto rregullat e mirësjelljes si dhe iu drejtua studentëve që duartrokitën duke i thënë se mund të largoheshin nëse do donin. "Refuzimi për të folur nuk është argument. Studentët e dhjetorit atëherë u ngritën në mënyrë paqësore sepse reagimi i atëhershëm edhe mund të nxirrte tanket në rrugë. Ju po kërkoni të humbni diçka që e kërkuat vetë".

Ora 10:20
Fotot nga takimi i kryeministrit me studentët e pedagogët në UBT
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 18/12/2018 21:03

    u knaqen me pushime,edhe po u plotesove prap ne protest i ke,pse na i plotsove,i dum si i kishim...

    Përgjigju
  • Master 1: 18/12/2018 18:22

    Z.Kryeminister...per ne qe vazhdojm masterin nuk ka pergjysmim tarife!!!???

    Përgjigju
  • Fatosi: 18/12/2018 10:38

    Ju ..grabtqaret e vjeter duhet te ikni sa me pare nga ky vend sepse do vije nje dite qe do jepni llogari ....sic dha edhe Kadafi ( nje per nje ) . Jepni doreheqje dhe lerini te rinjte te marrin kete vend ne dore , ju jeni te semure mendore dhe e keni pushtetin si droge ....sepse nuk besoj se dini te beni tjetr pune !

    Përgjigju
    • aaaaaa: 18/12/2018 14:33

      Lironi rruget o legena se na keni care tr@pin.

    • Vlorë: 18/12/2018 11:02

      Mbështes 100%atë që Rama thot, dhe pse nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tër. Arsimi duhet të reformohet që nga kopshti.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve