Rama-dibranëve: Sala e adhuron
Naltmadhninë, se vrau opozitarë
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar sot në Peshkopi, programin socialist për zhvillimin e veriut të vendit, zonës më besnike ndaj Saliu, siç tha ai, por më të varfrës. Ai tha se këtu do flasim edhe për "Naltmadhninë, që Saliu e adhuron se vrau opozitarë".
PESHKOPI - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar sot në Peshkopi, programin socialist për zhvillimin e veriut të vendit, zonës më besnike ndaj Saliu, siç tha ai, por më të varfrës, më të keqqeverisurës.
"Sa më shumë e votoni këtej aq më të varfër bëheni", - tha kryesocialisti. - "Hajde gjeje se ku është logjika këtu?! Po të shikosh hartën e varfërisë pjesa më e varfër e Shqipërisë është veriu, pjesa ku vota i është dhënë më besnikërisht Partisë Demokratike dhe Saliut. Po të shikosh edhe hartën e keqqeverisjes pjesa më e keqqeverisur është pjesa ku udhëheqin këta, si puna e këtij “Saliut” të vogël që keni ju këtu. Njësoj janë, si kukullat ruse, hap një del një më e vogël, hap një del një më e vogël.....dhe në fund gjen një të vogël fare atje dhe ai i vogli fare këtu del dhe shet mend në bulevard dhe pengon Vera Laçin të këndojë. Pengon Vera Laçin të këndojë për dibranët se i pëlqen zëri i vet", - tha ai.
Rama dhe anëtarët e tjerë të "Rilindjes ekonomike" treguan me radhë synimet për rivenien në punë të industrisë së përpunimit të naftës, zhvillimin e energjitikës, turizmin malor. Për këtë të fundit, kryesocialisti theksoi se do të hartojnë një ofertë turistike të njesuar me Kosovën, që vendet turistike të vizitohen jo vetëm në verë, por edhe në dimër.
Fjala e plotë e kryetarit të PS-së, Rama në DibërNë fund, "do ta mbyllja me lartmadhërinë", - tha kreu i PS-së, - "sepse jemi dhe në Dibër dhe kemi dhe Qemal Minxhozin që është nga këta të lartmadhërisë. Ne kemi një dallim të madh edhe në këtë pikë me Saliun. Ai e adhuron Zogun, po e dini pse? E adhuron se ka vrarë opozitarë, e adhuron se ka përzënë gjithë mendjet e ndritura të këtij vendi jashtë Shqipërisë, e adhuron se i është qepur me gurë në trastë Fan Nolit dhe kompani, dhe nuk di asgjë dhe nuk bën asgjë nga ato që Zogu bëri në funksion të ndërtimit të një shteti në Shqipëri dhe në funksion të modernizimi të këtij vendi.
Një nga gjërat që ne e quajmë të papranueshme, që nuk bëhet sot prej kaq vitesh, është ajo që në kohën e Zogut ishte fakt, oferta e unifikuar turistike e gjithë trojeve shqiptare, nga Brezovica deri në Butrint. Ne do të ndërtojmë një politikë të re për turizmin duke ju dhënë vizitorëve të këtij vendi një ofertë të njehsuar me Kosovën", - përfundoi Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.7%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë
27 Nëntor, 11:19
-
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
27 Nëntor, 11:18
-
'Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më të madhin ndonjëherë', ministri Gonxhja: Pagesat për pensionistët nisin javën e dytë të dhjetorit pranë sporteleve të ISSH
27 Nëntor, 11:11
-
Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024
27 Nëntor, 11:04
-
Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës
27 Nëntor, 10:46
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri
27 Nëntor, 10:43
-
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët dhe aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
27 Nëntor, 10:42
-
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike
27 Nëntor, 10:37