FIRENZE – “Diploma e Renzo Bossi-t në Menaxhim Biznes nuk është marrë në një universitet ku shkohet për të studiuar, por në një ku paguhet për të pasur një diplomë”. Kështu është shprehur sot kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me studentët shqiptarë në Firenze.

Në Shqipëri, shpjegoi Rama, pas reformës së vitit 2005 që liberalizoi sistemin, mbinë “shumë universitete private: disa të mira ndërsa disa janë fabrika diplomash me pagesë”.

“Problemi i atyre që paguajnë për t’u diplomuar, me çështjen e Renzo Bossi-t, mbërriti edhe në Itali”, tha kryesocialisti Rama duke shkaktuar të qeshura mes platesë së studentëve shqiptarë që studiojnë në Firenze.

(im/shqiptarja.com)