Lituania ka Presidencën e Radhës në BE, ndërsa Rumania kryeson Nismën e Bashkëpunimit të evropës Juglindore.
Kryeministri i priti ministrat Linas Linkevicius dhe Titus Corlatean në një takim, ku i siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve.
Gjithashtu, ai garantoi për vullnetin e fortë të qeverisë për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.
Kryeministri u shpreh se “me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjen e statusit të vendit kandidat, për të cilin shpresojmë një përgjigje pozitive në dhjetor.”
Rama theksoi se vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme të Shqipërisë është “zero probleme me fqinjët”.
Ministrat Linkevicius dhe Corlatean nga ana e tyre theksuan rëndësinë që ka partneriteti me Shqipërinë, si një faktor rajonal ka për vendet e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)