Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë lançimit të projekti të ri për dixhitalizmin e shërbimeve që u nevojiten qytetarëve dhe bizneseve se, "përmes këtij procesi na jepet mundësia ta luftojmë me shumë më tepër efektshmëri dhe në rrënjë, armikun kryesor, që është korrpsioni".
"Korrupsioni nuk është asgjë tjetër përveç se një alterniativë e re shërbimi, të cilin qytetari e pret nga shteti. Kur ky shërbim që qytetari pret nga shteti dhe që shteti ka detyrimin t'ia japë, është i ngadaltë apo jo cilësor, është shkak për të hyrë në procese të turbullta. Atëherë korrupsioni paraqitet efikas dhe këtë qytetarët tanë e përjetojnë sa herë duhet të trokasin në dyert e shtetit për të marrë një shërbim", tha Kryeministri Rama.
Në thelb, vijoi kreu i qeverisë, "korrupsioni cënon marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin dhe bashkëjetesën shoqërore. Korrupsioni cënon rëndë sigurinë bazike në raport me jetën, pronën, gjithë sistemin që individi apo familja janë detyruar të bashkëjetojnë".
Ky proces inovacioni, theksoi Rama, "i jep mundësi qytetarit që të jetë më aktiv dhe më i dobishëm në luftën me këtë armik të madh dhe të përbashkët që nuk mund të fitohet nëse këtë luftë çdo qytetar e delegon tek shteti".
/Shqiptarja.com