Rama: Do jem edhe deputet
Pse falenderova Nanon,Metën

Rama: Do jem edhe deputet<br />Pse falenderova Nanon,Metën
TIRANE- Për herë të parë që prej 2005, kur morri drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama do të përfshihet në listën e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ku opozita prezantohet me një program "ku nuk ka asgjë të pamundur dhe që ato që shkruhen nuk mund të mos i bëjë".

Lajmi u mësua nga vetë Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë rozë që u zhvillua sot paradite.   Një ditë pas Konvetës socialiste kryetari i PS-së foli lidhur dhe me programin e PS prezantuar në Konventë, zgjedhjet parlamentare si dhe u shpreh i gatshëm për një debat publik me Berishën.

RAMA: NE ZGJEDHJET E 2013, DO JEM DEPUTET
I pyetur nga gazetarët a do të jetë pjesë e listave për deputet? Rama tha: “Do ta shikoj parlamentin si kryeministër. Dhe besoj se nuk do të më pengojë kush që të jem deputet i PS edhe pse kam një pikëpamje që e kam pasur që kryeministri do të bëjë kryeminsitrtin e deputeti deputetin”

 I pyetur nëse do të jetë në listën e deputetëve të Tiranës Rama tha:  “Nuk mund të them se në cilën vend dhe të cilës listë sepse listat nuk janë publikuar. Por nuk besoj se ju dyshoni se unë mund të kem pengesa nga statusi. Unë ju thashë çfarë unë preferoj. Nuk jemi në sistem maxhoritar, jemi në një sistem tjetër,  në një sistem ku votohet partia dhe kryetari i partisë dhe skuadra është në funksion të programit.  Hyjmë me një skuadër që është e konfirmuar para se të mbarojë ndeshja”- nënvizoi kryetari i PS-së.

DEBAT PUBLIK, RAMA: UNË JAM GATI, BERISHA E KA TË VËSHTIRË

Rama u shpreh i gatshëm për një debat publik me kryeministrin Berisha madje shtoi se një debat i tillë duhej të ishte bërë më parë.
“Duhet ta kishim bërë më parë dhe duhet ta kemi. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm, jam shumë i bindur që duhet ta kishim bërë një debat për tre ligjet, për humbjen e statusit në 2011. Jam i bindur se kryeministri ka të drejtë të mos bëjë këtë debat. Do të jetë një debat shumë i vështirë për të. Nuk ka problem se ku do bëhet debati.”- tha Rama

RAMA: SHBA NUK DO TË PRANOJË NJË QEVERI TË DALË NGA ZGJEDHJE TË KONTESTUARA

“Do të ishin të papranueshme përsëritja e zgjedhjeve të 2009 dhe SHBA nuk do të pranojnë një qeveri të dalë nga zgjedhje të kontestuara. SHBA do zgjedhje të lirë e të ndershme. Nuk ka rëndësi se kush fiton. Nuk do pranojë as BE, farsa. Kush apo nëse do tentojë të përsërisë Tiranën e 2011, apo atë të 2009 do ndëshkohet botërisht “

RAMA: PSE FALENDEROVA NANON E METEN

Rama u pyet dhe për falenderimet që kreu i PS-së i kishte bërë ish kyetarit historik të PS, Fatos Nano dhe Ilir Metës, ish kryetar i FRESSH, gjatë darkës të shtruar tek Xibraku dy ditë më parë.

"Falenderimi i Nanos nuk ka lidhje me ftesën për bashkëpunim, por me një moment të caktuar kur u fol për një histori të caktuar për futjen e saj në internacionales socialiste. Dhe do të ishte e paudhë që të mos përmendeshin dhe merrnin falenderimet për kontributin përkatës. Në ato raste kur ne i referohemi historisë do ta bëjmë me dinjitet dhe nuk duhet t’ia nënshtrojmë historinë axhendës politikës dhe për të njëjtnë arsyes përmenda dhe ilir Metën sepse dhe ai ka pasur këtë kontribut”- tha Rama.

RAMA: ME PD S’MUND TE KETË RILINDJE, VETËM RRËNIM

I pyetur pse qytetarët duhet të votojnë PS Rama tha:   
“Ka shumë arsye. Por po them shkurtimisht disa nga arsyet. Duhet të zgjedhin mes një programi të ri për të ardhmen dhe një programi me të njëjtin avaz, të së shkuarës. Të zgjedhin mes një skuadre si mjet për të ndryshuar Shqipërinë, dhe një tufe që politikën e shikojnë për të përfituar nga postet e marra përmes vjedhjes së votës. Rilindje me PD kështu siç është nuk mund të ketë, mund të ketë vetëm rrënim."

 
NE KONVENTE S'U PERJASHTUA ASNJERI

I pyetur pse janë evitur figurat kryesore të PS-së, nga kjo konventë Rama tha se detyrat ishin të ndara. “Ka pasur mungesë, Ben Blushi për shkaqe shëndetësore, ndërsa të tjerët janë angazhuar me detyra të tjera, ose në faktin që nuk janë përfshirë në hartimin e programit.”- sqaroi Rama.

Në kundërpërgjigje të pakënaqësive të Erjon Braçes për mos marrjen pjesë në podium të prezantimit të programit në Konventë Rama tha:“Nuk ka pasur asnjë të përjashtuar, dhe asnjë që nuk ka qenë i pa planifikuar. Të gjithë kanë qenë si protagonistë të rrugës së programit.”

RAMA: 3 LIGJET PROPAGANDE E PD, ZGJEDHJET KUSHT INTEGRIMI


Rama tha se “ ligjet janë objekt propagande i qeverisë ndërsa zgjedhjet janë kusht për integrimin.


ALEANCË ME KËDO QË MBRON VOTËN
I pyetur për bashkëpunimin me LSI Rama tha se ishte i gatshëm të bënte aleancë me këdo që mbron votën.
“Të gjithëve u them një fjalë. Zgjedhjet e 23 qershorit ne do t’i fitojmë, por kërcënimi ndaj fitores tonë është real si pjesë e një strategjie dhe e një vullneti të mbrapshtë për t’i manipuluar zgjedhjet. Na duhet çdo forcë e individ ngado që vjen e që ka vullnetin e duhur për tu bashkuar dhe për të pretenduar paprekshmërinë e rezultatit dhe fitoren e një koalicioni qeverisës."- tha Rama.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit